Një takim rastësor në avion sjell pasoja të mëdha për Daniel Mërfin. Atij i lihet nën përgjgjësi kufoma e dikujt që nuk e ka njohur kurrë. Tani atij i duhet të udhëtojë përgjatë Irlandës për ta çuar trupin në destinacionin e duhur.
Bak është nje qen me zemër të madhe ku jeta e qetë shtëpiake do të përmbyset pasi ai rrëmbehet për t'u shitur si qen slite. Në aventurën e tij ai do të njoh miq të mirë dhe vendin që i takon...
Karan Khanna, një politikan me origjinë indiane në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet se vrau gruan e tij.
Ai i thotë avokatit të tij se një fantazmë kreu vrasjen dhe se duhet të gjykohet.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, një djalosh polak me talent të veçantë për violinën, i besohet një familjeje angleze, tek e cila ai gjen mikun më të ngushtë, gjen një vëlla. Miqësia mes djemve ndërpritet papritur me zhdukjen e mistershme të muzikantit. E vërteta do të zbulohet vetëm pas 40 vitesh.
Manuja i vogël rritet mes pulëbardhave edhe pse është një specie tjetër dhe nuk arrin të përshtatet me familjen e tij. Ai largohet nga kolonia ku është rritur dhe bashkohet me zogj të llojit të tij dhe zbulon rolin e tij në jetë.
Një grup kërkuesish oqeanikë, të cilët punojnë për një kompani gërmimi në thellësi të detit, përpiqen të shpëtojnë pasi një tërmet i mistershëm shkatërron kërkimet e tyre të thellësisë dhe zyrat e tyre të gërmimit që ndodhen në fund të Hendekut Mariana.
Ronan, një pilot avioni luftarak qëllohet dhe rrëzohet në Siri pas një misioni.
Ai është i biri i një senatori amerikan dhe një bashkëpunim mes skuadrave izraelite dhe amerikane dërgohet për të shpëtuar brenda 46 orëve...
Në një provincë pothuajse të harruar të Hjustonit verior, një adoleshente kokëfortë përplaset me fqinjin e saj po aq kokëfortë dhe të pafalshëm, një luftëtar demash në moshë, që ditët e tij më të mira i ka kaluar në arenë, një përplasje që do t’i ndryshojë të dy.
Dashuria e vërtetë nuk ka të bëjë me perfeksionin, por fshihet të metat. Filmi "Koha e Lumturisë" tregon historinë e Mertit i cili krijon jetën e tij "perfekte" pa u përballur me të kaluarën dhe Ada, e cila e ndërton jetën në bazë të eksperiencave të kaluara...
Panga frymëzohet nga jeta reale e nje sportisteje "Kabadie", e cila ke qenë ylli i skuadrës kombëtare Indiane në këtë sport. Rrugëtimi kalon përmes triumfit, luftës dhe tejkalimit të stereotipeve. Ky film dëshmon se sa e rëndësishme është dashuria e familjes për të qenë e suksesshme.
Ëndrra amerikane mbërrin edhe në Angli, ku një djalosh i ri pakistanez frymëzohet nga këngët e Brus Springstin që të luftojë për ëndrrat dhe dëshirat e tij.
Një vajzë e lindur në një kult ku të gjitha ishin femra, të cilat udhëhiqeshin nga një mashkull, fillon të dyshojë mbi mësimet e tija dhe realitetin e saj.
Xhejms Taiberius Kërk përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit. Zoti Spok e kontrollon me kujdes. Ndërkohë që një Romulian hakmarrës nga e ardhmja krijon vrima të zeza në përpjekje për të shkatërruar një e nga një planetët e Federatës.
Brenda 24 orëve, tre njerëz u vranë në Londër, të gjithë me emrin Ben Lyk. Skotland Jard vendos që t’i mbledhë të gjithë njerëzit me këtë emër që ndodhen në Londër, derisa të kuptojnë se kush iu është vënë pas dhe përse.
Dy çifte me të njëjtin mbiemër vendosin t’i nënshtrohen fekondimit in vitro dhe presin fëmijët e tyre të ardhshëm. Problemet nisin pasi zbulojnë se spermat e secilit çift janë ngatërruar me njëra-tjetrën.
Disa vajza të reja përfshihen në ngjarje të rrezikshme. Më e rrezikshme akoma është përpjekja e tyre për t'i zgjidhur dhe për të vënë drejtësi, sepse faktet manipulohen nga policë të korruptuar.
Filmi më fitimprurës i Rusisë post-komuniste deri tani, KOMPANIA E 9-të është një film lufte i ditëve moderne që mund të krahasohet me filmat më të njohur hollivudianë. Më 1988, një bandë me 39 ushtarë sovjetikë mbajtën “Kodrën 3234” kundër 400 rebelëve afganë në një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë ushtarake. I bazuar në ngjarje ë vërteta, filmi ndjek fatin e keq të një grupi të vogël ushtarësh të rinj rusë, nga stërvitjet e kampit, te mbërritja e tyre në zemrën e luftës e deri te beteja e përgjakshme që i bëri të gjithë heronj.
Pas shpëtitimit nga një ortek gjatë pushimeve në Alpe, fillojnë çrregullimet në çift ku të gjithë fillojnë të rivlerësojnë jetën e tyre dhe mënyrën si ndihen për njëri tjetrin.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.