Historia tronditëse e një nëne që humbet të bijën e saj, rasti i së cilës sjell dhe zbulimin e disa vdekjeve në Long Island të disa punonjëseve të seksit, gjë që ngjall frikën e ekzistencës së një vrasësi serial në atë zonë.
Duke u munduar të kalojë vdekjen e motrës së saj, introvertja Violet Marki, ri-zbulon pasionin për jetën kur takon eksentrikun e paparashikueshëm Teodor Finç.
Për të realizuar ëndrrat e tyre të kuzhinës dhe boksit, vajza e një bilioneri krijon një aleancë përfituese nga të dy krahët me djalin e një nëne beqare në vështirësi.
Elena, një reportere që vendos të ndihmojë babanë e saj për një marrëveshje armësh, përfshihet në historinë që ajo po përpiqet të nxjerrë në pah para shtypit.
Kjo është historia e një vajze e cila që e vogël u dashurua me djalin me të bukur të shkollës. Ajo kaloi shumë vështirësi por që në fund ëndërra e saj për ti pasur të gjitha u bë realitet.
Sara është një vajzë anti sociale. Asaj i pëlqen kalërimi, arti, zanati dhe serialet me krime. Pikërisht këto të fundit fillojnë të ndikojnë negativisht në gjendjen e saj psikologjike duke rezultuar në haluçinacione dhe gjendje ankthi.
Një vështrim mbi artisten ikonë të popit, Tejlor Suift, gjatë një periudhe transformuese në jetën e saj, teksa përqafon rolin si kantautore dhe shfrytëzon forcën e plotë të zërit të saj.
Një miliarder kinez hap një fabrikë xhamash në Ohajo ku punëson më shumë se 2000 amerikanë. Ditët e para të shpresës dhe optimizmit i hapin rrugë përplasjes së teknologjisë së avancuar të Kinës me klasën punëtore të Amerikës.
Një argjendar në Nju Jork është gjithmonë në kërkim të rezultatit tjetër të madh, bën një seri bastesh të niveleve të larta që mund të çojnë në humbjen e jetës. Hauard duhet të kryejë një akt të pasigurt, për ekuilibruar biznesin, familjen dhe duke shkelur kundërshtarët nga të gjitha anët, në ndjekjen e tij të pamëshirshme të fitores përfundimtare.
Një grup luftëtarësh varrosën të shkuarat e tyre dhe do përpiqen të ndryshojnë botën.
Ata do mundohen të realizojnë një grusht shteti ndaj një shteti diktatorial dhe udhëheqësit të tij të lig.
Një magji e fuqishme bën që një djalosh i ri të udhëtojë në kohë me qëllim që të përmbush misionin e tij dhe të shndërrohet në një kalorës të vërtet. Në të ardhmen ai takohet dhe dashurohet me një mesuese të re dhe zbulon më shumë mbi cilësitë e një kalorësi.
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postieri i papërgjegjshëm në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.
Oskari vjen në jetë gjatë një nate me stuhi dhe ai ishte i jashtëzakonshëm. Mund të fluturonte. Mamaja dhe gjyshja arratisen me fëmijën dhe mundohen ta fshehin nga sytë e botës për shumë vite.
Hali, princi largpamës dhe trashëgimtari i fronit anglez, kurorëzohet Mbreti Henri V pasi vdes babai i tij tiran. Tani mbreti i ri duhet të menaxhojë politikat e pallateve, luftën që la i ati dhe momentet emocionale të jetës së tij të kaluar.
Dëshira për të qenë i famshëm dhe për të lënë gjurmën e tij në botën, bën që Rudi Rei Mur të mos dorëzohet asnjëherë dhe të provojë çdo fushë të artit. Ai formon një skuadër të pazakontë artistësh dhe realizon një film të çuditshëm për të tërhequr vëmendje e publikut, duke rrezikur gjithçka dhe duke u përkushtuar me mish dhe shpirt.
Një grua dëshiron kaq shumë të ketë një fëmijë por nuk mundet të ngelë shtatzanë. Kështu që ajo bën pakt me djallin. Keni dëgjuar ndonjëherë për një djall që mban premtime? Epo, as ky nuk është rasti.
Në këtë dramë-komedi të bazuar në skandalin Mossack Fonseca, një kast karakteresh heton një mashtrim siguracionesh, duke ndjekur gjurmët e një çifti partner avokatësh pompoz në qytetin e Panamasë që shfrytëzuan sistemin financiar botëror.
Alisia kthehet bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, në shtëpinë e fëmijërisë që të ndihmojë motrën me mamanë e sëmurë dhe testamentin e saj. Aty, ajo rijeton kujtimet e fëmijërisë dhe përballet me fiksimet dhe urrejtjen e nënës së saj.