Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
Historia e pianistes klasike, ikonës dhe artistes legjendare, Nina Simone, që jetoi një jetë me ndershmëri brutale, me gjenialitet muzikor dhe me melankoli të torturuar.
Dy këngëtarë të një qyteti të vogël të Islandës janë në ndjekje të ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e Eurovizionit. Gjatë rrugëtimit, plot sfida, ngatërresa dhe keqkuptime vendosin në provë lidhjen mes tyre.
Aliu vendos të niset për në Izmir, që të ndalojë dasmën e vajzës që ai dashuron. Në tren, ai do të rastisë
me një vajzë që nuk i tregon gjithë të vërtetën, por që vuan po njësoj si ai dhe është nisur në të njëjtin drejtim.
Në periferinë dhe rrugicat e Kuala Lumpur, disa individë me probleme financiare, luftojnë për të rregulluar jetën e tyre duke gjetur shtigje të ndryshme, por ndërthuarja e jetëve të tyre çon në rezultate fatale.
Pasi shkatërroi karrierën e saj në Broduei, Ejprill, kërcimtarja ego-centrike, vendos të kthehet në qytetin e lindjes. Aty do të përfundojë duke u dhënë mësim një grupi vajzash të vogla e të pabindura. Por me çfarë kushti?
Një punonjëse banke, e rënduar nga borxhet e burrit të saj të papunë dhe ëndrrat e saj të parealizuara gjen një burim të fshehtë parash në dukje të pakufizuar në shtëpinë e saj.
Një kasap i ndrojtur dhe motra e tij binjake u larguan nga Britania e Madhe drejt aventurave në Australi në kërkim të nënës së tyre biologjike, por qytetarët në dukje tolerantë po fshehin një sekret të errët.
Në Monterrei, Meksikë, një bandë të rinjsh rruge, kalojnë gjithë kohën duke kërcyer kumbia dhe duke festuar. Pas një ngatërrese me një kartel lokal droge, kryetari i bandës detyrohet të emigrojë në US por që nuk do të zgjasë shumë deri ne rikthimin e tij në shtëpi.
Një grup prej dy burrash dhe një grua planifikojnë grabitjen e shekullit para se një sinjal i transmetuar nga qeveria të zhdukë përgjithmonë aktet kriminale.
Pipa fillon karrierën e saj si një agjente policie përkrah mentorit të saj, detektivit të diskutueshëm Francisco Juánez. Së bashku ata duhet të zgjidhin vrasjen e dhunshme të një vajze 19 vjeçare.
Pasi një takim policor e ndan Advetin nga e dashura e tij, disa vite më vonë ai merr përsipër një mision vrasës, ndërkohë që një polic po aq hakmarrës e ndjek hap pas hapi.
Timi fton gabimisht për një fundjavë në Hauai vajzën e çmendur, që njohu para disa muajsh, në vend të bukuroshes së tij të ëndrrave. Ç'telashe do të sjellë në jetën e tij kjo ngatërrese vrastare?
Një gjimnaziste, që vuan bullizmin e bashkëmoshatarëve dhe një djalosh, që merret me punë të pista, akuzohen për vrasjen e një adoleshenteje. Çfarë historie i lidh bashkë, një studente të mirë dhe kriminel të vogël?
Frymëzuar nga historia e jashtëzakonshme e Elisa Xhirotos. Gruas, që bëri gjithçka, që ti linte vajzës
18 dhurata për ditëlindjet e saj, pasi zbuloi që nuk do mund të kalonte shumë kohë me të.