Pasi mbush 40 vjeç, Cezari ftohet në një konkurs kulinar në Kankun,
por një zbulim i hidhur kërcënon të shkatërrojë familjen e tij si dhe shanset e tij për të fituar konkursin.
Kur operativi më i aftë i CIA-s - identiteti i vërtetë i të cilit nuk dihet se askush nuk zbulon aksidentalisht sekretet e errëta të agjencisë, një ish-koleg psikopat vendos një shpërblim mbi kokën e tij, duke nisur një gjueti globale nga vrasësit ndërkombëtarë.
Ajo u diplomua në një shkollë të mesme prestigjioze në Varshavë dhe u regjistrua në mjekësi në një nga universitetet më të mira në Londër. Ai punon si instruktor për surfing në bregdet falë të cilit kombinon fitimin e parave dhe pasionin. Ata do të takohen në Hel. Sharmi i pazakontë i djalit e bën vajzën të kalojë kufijtë e saj dhe të hyjë në një botë krejtësisht të panjohur të sërfit, muzikës dhe argëtimit. A është marrëdhënia e Anias dhe Mihalit mjaft e fortë për të kapërcyer vështirësitë dhe për t'u bërë më shumë se thjesht një dashuri pushimesh?
Ejani dhe ndiqni një hero të ri, i lindur gjysmë pulë dhe gjysmë lepur. I paduruar që të përshtatet dhe të ndihet i dashur pavarësisht të qenurit ndryshe, ai është i fiksuar pas aventurave, edhe pse është i ngathët.
Disa vajza hyjnë në botën e "eskortave" në kërkim të pasurive të lehta dhe gjenden në një rast të frikshëm grabitjesh dhe vrasjesh. A do mund të dalin ato nga kjo situatë?
Që në fëmijëri, Jojo dhe Paula kanë qenë të pandara. Kur Jojo bie në dashuri, Paula bën gjithçka që mundet për të ndaluar Jojon të bëjë gabimin më të madh të jetës së saj,të martohet.
Prej shumë vitesh, njerëzit jetojnë në një luftë të hapur me përbindëshat e detit. Breza të tërë luftëtarësh rriten dhe vdesin si heronj në këtë luftë. Por, ka diçka që as ata dhe as admiruesit e tyre nuk e dinë... Do të duhet që rruga e një gjahtari legjendar të kryqëzohet me atë të një jetimeje të vogël, që të dalë në pah e vërteta.
Muaj pas luftimeve të përgjakshme që lanë pas mijëra të vdekur në llogore. Jan Lozano,
kapiten i Brigadës së Pestë ka rënë rob nga toga e kundërshtarit së bashku me një shofer të ri
teksa po kryente një mision që i ishte besuar. Mundësia për të vdekur i ekzekutuar së shpejti
do të kapërcehet kur të shfaqet një armik i ri i panjohur.
Të dyja palët rivale duhet të bashkohen dhe të lënë mënjanë urrejtjen e tyre reciproke në mënyrë që të mbijetojnë.
Pasi dëgjuan thirrjen e një djali të ri për ndihmë, një motër dhe vëlla futen në një fushë të gjerë me bar të gjatë në Kansas, por së shpejti zbulojnë se mund të mos ketë rrugëdalje... dhe se diçka e keqe i mashtron brenda.
Për të përmbushur dëshirën e fundit të nënës së saj, Lina e kalon verën para kolegjit, në Romë, ku zbulon romancën, aventurën, dhe pasionin për akulloren.
Rafa jeton për emocionin e pastër dhe të flaktë që i jep garimi me motor, por kur mamaja e të birit ngatërrohet me disa shpërndarës droge, ai bën çmos ta shpëtojë
Luciana, një grua e re e zhytur në një rreth vdekjesh misterioze të të afërmve të saj, ka dyshim se personi përgjegjës është një shkrimtar enigmatik i cili ishte ish-shefi i saj.
Dokumentar që ka në qendër superyllin botëror Xhenifer Lopez, karrierën e saj të shumanshme dhe presionin e jetës në qendër të vëmendjes. Një vështrim intim i jetës së Lopezit teksa reflekton mbi evolucionin e saj si artiste dhe vështirësitë që ka hasur ndërsa përpiqej të gjente vendin e vet në botën e artit dhe njëkohësisht, vetveten...
Synimi i Lusias për një familje perfekte kërcënohet nga e dashura me jetesë të lirshme e djalit të saj, me gojë të pisët dhe me njw familje që nuk janë ashtu siç ajo i kishte imagjinuar për të birin.
Në të ardhmen e afërt, të dënuarve u ofrohet mundësia të paraqiten vullnetarë si mjekë për të shkurtuar dënimin.
Një subjekt i tillë për një ilaç të ri, i aftë për të gjeneruar ndjenja dashurie, fillon të vërë në dyshim realitetin e emocioneve të tij.