Tani një detektive e punësuar, Enola Holmes merr përsipër çështjen e saj të parë zyrtare për të gjetur një vajzë të zhdukur, ndërsa shkëndijat e një komploti të rrezikshëm ndezin një mister që kërkon ndihmën e miqve dhe vetë Sherlok-ut për ta zbuluar.
Ivi dhe Bean janë shumë të lumtura të regjistrohen në kursin e baletit, derisa kuptojnë që nuk do të ketë luftra me shpata apo shkelmime e beteja deri në vdekje. Si do të shpëtojnë ato nga kursi i baletit? Dhe kush do jenë yjet e vërtetë të baletit në fund të kësaj aventure?
Një sipërmarrës milanez i kohës së luftës formon një grup njerëzish të papërshtatshëm dhe mashtrues për të organizuar grabitjen e thesarit legjendar të Benito Musolinit.
Infermierja Amy Loughren shokohet kur kolegu i saj, Charles Cullen, zbulohet se është fajtor i vrasjeve të shumë pacientëve gjatë 16 viteve në 9 spitale.
Dy burra që takohen në një avion dhe nisin një bisedë që kthehet në miqësi. Për Henry Teague, i rraskapitur nga puna fizike dhe krimi gjatë gjithë jetës, kjo është një ëndërr e realizuar.
Një lojtar kumari pranon të ruaj një çantë për një të njohur që po shkon në burg. Kur zbulon paratë në çantë, nuk mund t'i rezistojë dëshirës për t'i marrë.
Kufiri i hollë ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes bëhet vdekjeprurës, kur një grua zbulon tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Të dy marrin masa ekstreme për të arritur atë që duan, por shumë shpejt e kuptojnë që kanë hyrë në një rrugë pa krye.
Dy shoqe të pangjashme, e zhurmshmja dhe e patrembura Bean, dhe mendimtarja e qetë Ivi. Megjithatë, të dyja zbulojnë se një aventurë mund të nxjerrë në pah faktin që, edhe njerëzit e ndryshëm mund të bëhen miq të mirë.
Dy shokë të ngushtë bashkohen me fshatarët për të luftuar kundër një bande të pabesë të prerësve të paligjshëm të pyjeve, që planifikojnë të vjedhin tokën e tyre për të shtuar pasuritë e korporatës.
Një e re ambicioze hyn në një marrëveshje të pazakontë me shefen e saj karizmatike. Në kohën kur dyshimet shtohen, mund të jetë tepër vonë për t'u tërhequr.
Disa orë pas vdekjes tragjike të vëllait më të vogël të cilin e rrahin disa policë të paidentifikuar, tre vëllezërit dhe e motra ia dorëzojnë jetën e tyre kaosit. Kur rrethanat e pashpjeguara ngrenë pyetje mes tyre, ata nisin një luftë në kërkim të përgjigjeve...
Një stuhi shpërthen. Një vajzë e re është rrëmbyer. Nëna e saj bashkohet me gruan misterioze fqinje për të ndjekur rrëmbyesin, një udhëtim që teston kufijtë e tyre dhe ekspozon sekrete tronditëse nga e kaluara e tyre.