Një meteorit sjell një jetë jashtëtokësore në tokë. Kur krijesa të fuqishme aliene kërcënojnë njerëzimin, forcat elitare të komandantit Sing Lee pothuajse zhduken dhe ushtari i mbijetuar Tai Loi zbulon një komplot edhe më të madh.
Ditën është një studente e thjeshtë me një pamje të ëmbël. Por natën është një vrasëse me porosi. Dhe tani do përballet me detyrën më të rrezikshme se kurrë ndonjëherë.
Kur një troll i lashtë zgjohet në një mal norvegjez, një grup heronjsh duhet të bashkohen për ta ndaluar trollin të shkaktojë katastrofa tek njerëzimi.
Kur kupton se e kanë futur në kurth për vrasje pasi zbuloi një skandal me përdorimin e të dhënave personale, një hakere që e konsideron veten parimore duhet ta shmangë policinë teksa përpiqet të gjejë kriminelët që e shantazhojnë.
Kur një relike e paçmuar vidhet, Mbretëresha Margaret dhe Princesha Stacy kërkojnë ndihmën e kushërirës së Margaretës, Fiona, së bashku me një burrë nga e kaluara e saj për ta rimarrë atë, me romancë dhe duke rezultuar në një ndryshim shumë të papritur.
Pasi një mësues vdes tragjikisht, shoku i tij, i cili ndodh të jetë një ish-polic, merr përsipër punën e tij të vjetër me shpresën për të kapur njerëzit përgjegjës për vrasjen e tij.
Një vajzë e vogël gjen një hartë sekrete të botës së ëndrrave Slumberland dhe me ndihmën e një të jashtëligjshmi, kapërcen ëndrra dhe makthe, me shpresën se do jetë në gjëndje të takojë sërish babain e saj të vdekur
Ky film tregon për një yll popi, e cila është djegur në karrierë dhe arratiset në një qytet të vogël ku gjen jo vetëm frymëzim, por edhe një goditje dashurie.
Pasi humbi kujtesën e saj në një aksident me ski, një trashëgimtare e llastuar përfundoi në një hotel të drejtuar nga një i ve dhe vajza e tij gjatë krishtlindjeve.
Pas vdekjes së Sharasit, Lino dhe Zhulia formojnë njësinë e re të narkotikëve. I vendosur për të gjetur vrasësit e vëllait dhe mentorit të tij, Lino vazhdon gjuetinë e tij dhe nuk do të lejojë askënd që ta pengojë.
Katër superfans të rinj të futbollit bashkohen për të ndihmuar idhujt e tyre të rifitojnë aftësitë e tyre pasi një shkencëtar djallëzor i vjedhur talentin e tyre.
Një vajzë adoleshente, e cila lëshon aksidentalisht një frymë të lashtë dhe djallëzore në Hallouin,
e cila bën që dekorimet të vijnë në jetë dhe të bëjnë kërdinë,
duhet të bashkohet me personin e fundit që do të dëshironte për të shpëtuar qytetin e tyre - babanë e saj!
Një i dënuar, i kthyer në mekanik të policisë për të rritur shpejtësinë e makinave të tyre, detyrohet të mbrojë pafajësinë e tij kur mentori i tij vritet nga policët e pistë.