Pas humbjes tragjike të fëmijës së tyre, një çift i dëshpëruar vendosin të birësojnë një vajzë të vogël 9-vjeçare, por pothuajse menjëherë pasi e mirëpresin në shtëpi, ata nisin të dyshojnë se ka diçka që nuk shkon. Ajo s'është aq e pafajshme sa dukej në pamje të parë.
Janë kushtet njerzore, veprimet dhe marrëdhëniet mes tyre të kushtëzuara nga fati, vullneti i lirë, apo një kombinim i të dyjave? Sido që të jetë rasti, nëse s’mund ti kontrollojmë veprimet tona, duhet të shqetësohemi?
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i C.I.A-s, dorëzohet. Por kur shtëpia e sigurisë ku ai mbahej, sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset. Tani dy aleatët e pazakontë, duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur...
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Guen e pakujdesshmja e ngathta e fisit, zbulon se është anëtarja e fundit sekrete e udhëtuesve në kohë, tani ajo duhet të bëjë udhëtime të vazhdueshme në të shkuarën. Ndërkohë në fokus qëndron lidhja e saj me Gideonin dhe përpjekjet e saj për të zbuluar sekretet e errëta të Lozhës.
Një film ndryshe nga të tjerët; Ngjarjet e një nate traumatike në Paris zbulohen në rend të kundërt kronologjik teksa Aleksa e bukur përdhunohet dhe rrihet brutalisht në një nënkalim...
16-vjeçarja Mari jeton në një ishull të vogël me babanë dhe me nënën e saj e cila vuan nga një sëmundje misterioze, por kur e ëma vdes papritur, Mari fillon të shndërrohet në një përbindësh kanibal.
Një programues i ri, pjesë e kompanisë më të madhe të internetit në botë, fiton një konkurs për të kaluar një javë në pronën private të shefit ekzekutiv, sapo mbërrin atje merr vesh se duhet të bëhet pjesë e një eksperimenti të çuditshëm ku duhet të kontaktojë me të parën IA (Inteligjencën Artificiale) e cila ka formën e një roboti femër të bukur.
Një vajzë e re pasi kryen marrëdhënie seksuale me një djalë, fillon të përndiqet nga diçka e frikshme. Së bashku me shokët e saj ajo do përpiqet të shpëtojë.
Pesë djemtë të martuar komplotojnë në fshehtësi të ndajnë një apartament në qytet - një vend ku ata mund të kryejnë punët e fshehta dhe të kënaqen me fantazitë e tyre më të thella. Por fantazitë kthehen një makth kur ata zbulojnë kufomën e një gruaje të panjohur në apartament, dhe e kuptojnë se një nga grupi duhet të jenë i përfshirë.
Në fillim, mesazhet e çuditshme të telefonit premtuan pasuri të madhe. Por, së shpejti, agjentët e qeverisë vihen në ndjekje të inxhinierëve të rinj që marrin këto mesazhe telefonike në të gjithë botën.
Një vajzë e bukur e ëmbël shumë qesharake dhe në fund e humbur është vetëm, Katie Kampenfelt e cila vendos të bëj 1 vit pushim para fillimit të shkollës të zbuloje në të vërtet se kush është, ajo vendos ta hape një blog duke publikuar gjdo gjë për jetën e saj, por me kalimin e kohës e sheh vetën në shumë gjërat të ligata.
Harri, Roni dhe Hermiona kërkojnë për Horkruset e mbetura të Voldemortit në përpjekjen e tyre të fundit që ta shkatërrojnë Lordin e Errësirës teksa beteja finale do zë vend në Houguarts.
Në pesëvjetorin e martesës, Nick Dunne denoncon zhdukjen e gruas së tij. Por pas një hetimi dhe këmbënguljes së vazhdueshme të medias, ai e sheh veten në mes të dyshimeve. A e vrau Nick gruan e tij apo është vetëm një i pafajshëm?
Pamjet e filmit janë ambientuar si në Kinën e viteve 30'. Dy hetues bashkohen për të zgjidhur disa raste të vrasjesh që ishin kryer të gjitha në një fabrikë municionesh që drejtohej nga një pronar i paskrupullt.
Një adoleshenteje fillon i prishet jeta e saj kur babai i saj sëmuret rendë nga skleroza e shumëfishtë dhe në sytë e saj shfaqet një prani prani misterioze.
Një avokate merr në mbrojtje një njeri që dyshohet se ka masakruar një familje amerikane. Edhe pse ky njeri duket i qetë dhe i butë, shumë shpejt zbulohet se ai është përbindësh.
Filmi tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë në spitalin e Parklandit në Dallas, ditën kur u vra njeriu më i rëndësishëm i botës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi.