Dy vajza jetojnë në kohë të ndryshme.
Seo Jeoni jeton në të tashmen dhe Jong Suku jeton në të kaluarën.
Një telefonatë i lidh të dyja, dhe jeta e tyre ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.
Josh Hutcherson, Dane Cook dhe Spencer Locke luajnë te DËNIMI, një komedi-horror adoleshentësh ku nxënësit vendas të Liqenit të Përhimët duhet të mbijetojnë vitin e tyre të fundit të shkollës së mesme. Pengesë në rrugën e tyre është Hirushja, një vrasëse filmash që duket se ka ardhur në jetë dhe po gjuan nxënësit e shkollës. Ndërsa koha kalon dhe trupat bëhen pirg, të dyshuarit përfshihen në një garë kundër kohës për ta ndaluar Hirushen dhe të shpëtojnë botën - vetëm nëse arrijnë të shpëtojnë nga DËNIMI.
Një adoleshente e paralizuar, që shkollohet në shtëpi, fillon të dyshojë me kalimin e kohës se nëna e saj obsesive po fsheh disa sekrete që nuk mund t’ia thotë kurrë askujt.
Një përbindësh me emrin Leri shfaqet përmes pajisjeve telefonike dhe teknologjike. E vetmja gjë që kërkon është një mik të vërtetë. Preja e tij e radhës është një djalë autik, i cili gjithashtu kërkon një mik të vërtetë.
E torturuar nga halucinacione misterioze, një grua shtatzënë dyshon, se familja e të dashurit të saj të ndjerë, ka qëllime për fëmijën e saj ende të palindur.
Një largim romantik për dy të dashuruarit e kolegjit kthehet në një luftë për mbijetesë kur të ftuarit e papritur dhe mjedisi përreth shfaqin shenja të një infeksioni misterioz.
Një ish-bankier, gruaja e tij aktore dhe vajza e tyre rezervojnë pushime në një shtëpi moderne të izoluar në një fshatrat e Uellsit, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një e re e sapomartuar arrin në pronën e familjes së burrit të saj në një bregdet të Anglisë dhe e gjen veten duke luftuar me hijen e gruas së tij të parë, Rebekës, trashëgimia e së cilës vazhdon të jetojë në shtëpi edhe shumë kohë pas vdekjes së saj.
Studentët e universitetit, duke planifikuar një provë të fillimit të guximit për shokët e tyre të klasës, zgjedhin një urë kampusi që thuhet se përndiqet nga një fantazmë hakmarrëse femër.
Një udhëtim familjar merr një kthesë të tmerrshme kur një çift zbulon se vajza e tyre është zhdukur pa lënë gjurmë. Duke u ndalur përpara asgjëje për ta gjetur atë, kërkimi i tyre i dëshpëruar për të vërtetën shkon drejt një zbulimi tronditës.
Një ish-avokat dhe skuadra e tij drejtojnë një organizatë të botës së krimit, duke siguruar kriminelë të rremë për të marrë përsipër krimet e njerëzve të tjerë. Por një klient i ri i rrezikshëm e kthen botën e tij përmbys kur ata përballen me gënjeshtra, mashtrime dhe vrasje gjatë një nate.
Pavarësisht përkushtimit ndaj vendlindjes së tij Salemit (dhe festimeve të Hallouinit), Hubi Dubua është pre e ngacmimeve për fëmijët dhe të rriturit bashkë. Por këtë vit, diçka ndryshon gjatë natës dhe shpëtimi i Hallouinit mbetet në duart e Hubit.
I infiltruar për të kapur një trafikim njerëzish, agjenti i FBI-së, Ueid Dalton, kap Serik Ibrajevin, një kriminel i mistershëm nga bota e krimit mongole, të cilin duhet ta çojë në gjykatë për të dëshmuar kundër sindikatës, kriminale që do bëjë gjithçka për t'i ndaluar.
Një grup mbështetës për vrasësit organizon takime të rregullta. Pjesëmarrësit ulen në rreth dhe tregojnë për mëkatet e tyre. Gjithçka fillon të bëhet e dyshimtë kur pjesë e grupit bëhet një vajzë e cila merr pjesë për herë të parë.
Dan shfrytëzon aftësinë e tij për të parë fantazmat që të ndihmojë njerëzit që t’i thonë lamtumirë të dashurve të tyre, por kjo dhunti bën që një officer policie i vrarë të kërkojë ndihmën e tij në kapjen e një vrasësi të rrezikshëm.
Kur ajri i Tokës bëhet i pakonsumueshëm, një mesazh nga e ardhmja dërgon një njeri në një mision të rrezikshëm, në një botë të panjohur për të shpëtuar racën njerëzore.
Semi, një djalë inteligjent por pa qëllime në jetë, sheh një grua misterioze duke notuar në pishinën e banesës së tij. Mëngjesin tjetër, ajo zhduket. Semi e kërkon nëpër të gjithë Los Anxhelosin, por gjatë rrugës zbulon një komplot shumë më të çuditshëm se zhdukja e saj.