LAJME

Tarantino shkel të drejtat e dikujt…

Quentin Tarantino përfundon në vorbullën e kritikave. Emmanuelle Seigner, bashkëshortja e Roman Polanski, e kritikoi regjisorin që nuk kërkoi mendimin e të shoqit gjatë realizimit të filmit.

“Once upon a time in Hollywood” përzien trillimin dhe realitetin, duke treguar historinë e dy aktorëve (Di Caprio e Pitt) që ndërveprojnë në Los Anxhelosin e vitit 1969 dhe jetojnë pranë vilës së Sharon Tate, në atë kohë gruaja e regjisorit Polanski, që u vra nga sekti i Familjes Manson.

Gjatë një interviste në Festivalin e Cannes, Tarantino shpjegoi se nuk u konsultua me Polanski për xhirimet e filmit, gjë që tërboi familjen e regjisorit dhe solli reagimin e të shoqes aktuale, Seigner: “Përdori tragjedinë e dikujt dhe shkeli mbi të për të treguar një histori”.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar