LAJME

“Creed 3” në duart e Michael B. Jordan

Dolph Lundgren deklaroi se e ardhmja e sagës Rocky, e evoluar në atë të Creed, duhet të kalojë me patjetër tek Michael B. Jordan. Jo vetëm në trup, por edhe domosdoshmërish në mendje. Sipas interpretuesit të Ivan Drago, ylli amerikan duhet ta marrë seriozisht në vëmendje idenë e drejtimit të kapitullit të tretë të Creed.

“Kam dëgjuar disa zëra rreth të ardhmes së Creed 3. Mendoj se Drago është brenda në një mënyrë. Kam dëgjuar edhe që Michael B. Jordan dëshiron që të jetë regjisor dhe mbase mund ta nisë pikërisht nga ky film. Ashtu si Stallone bëri me “Rocky 2″. Nëse do të jetë kështu, atëherë shpresoj me të vërtetë që të jem dhe unë”, deklaroi Lundgren.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar