LAJME

Aktrimi e ndryshoi Emily Blunt

Kur ishte e vogël vetëm belbëzonte, tani është bërë një aktore e suksesshme, falë takimit me një mësues teatri. Duke mos e harruar eksperiencën e hidhur që dikur mezi fliste, tani ajo bashkëpunon me një institut amerikan për të ndihmuar personat që u mbahet goja

“Kam pasur një fëmijëri të keqe, edhe pse familja më donte e më mbante në pëllëmbë të dorës. Problemi i mbajtjes së gojës i trishtonte të gjithë”. Emily Blunt e përshkruan me këto dy fjali fëmijërinë e saj. Aktorja angleze, e bukur dhe e talentuar u bë e famshme falë rolit të sekretares së Anna Wintour (interpretuar nga Meryl Streep) në filmin “Djalli vishet me Prada”, ndihmëses së Zonjushës Derrkuce në filmin “The Muppet”, si dhe në rolin e mbretëreshës në filmin “The Young Victoria”. Si nëpër filma ashtu edhe jetën e përditshme flet rrjedhshëm e pa gabime. Duket e pamundur që kjo divë të ketë vuajtur nga mbajtja e gojës. “Mund të mos e besoni, por ja që është e vërtetë”, flet me siguri ajo. “Problemet filluan në moshën 8-vjeçare. Tashmë të folurit ishte bërë një makth. Pamundësia për t’u shprehur ashtu siç dëshiroja bëri që të heshtja e të mos flisja më fare. Gjë që ishte e turpshme për mua, por shumë e dhimbshme për ata që më qëndronin pranë”. Ishin katër vite tejet të vështira, derisa ndodhi mrekullia: “Mësuesja ime më propozoi që të interpretoja një personazh. E provova, por sërish më mbahej goja. Atëherë ajo më këshilloi që ta provoja me një theks verior. ‘E di që mund t’ia dalësh. Unë kam besim te ty’, më tha. Me thënë të drejtën unë nuk e kisha shumë idenë sesi ishte theksi verior. Fillova të flisja me një zë qesharak, por ndihesha e pasigurt”, thotë aktorja.

Ky ishte fillimi i rilindjes dhe rënia në dashuri me aktrimin. E edukuar me shumë dashuri nga dy prindër të përkushtuar, Emily Olivia Leah Blunt ka frekuentuar shkolla prestigjioze në Roehampton, Londër. Ishte një vajzë sportive, por sytë ata sy jeshil dhe misteriozë nuk e bënin shumë popullore. “Dikur më thoshin: nuk kuptohesh asnjëherë se çfarë mendon vërtet. Nuk kam qenë kurrë tipi që mbahesha si e bukur. Për mua sheshi i xhirimeve ishte terapi dhe asnjëherë nuk e mendoja se në të ardhmen do të bëhej profesioni im”, shton Blunt. Emily pëlqen sfidat dhe zakonisht i fiton ato. Në filmin “The Devil Wears Prada” ia ‘vodhi’ skenën koleges së talentuar, Anne Hathaway. Ndërkohë që Meryl Streep e ka cilësuar si një prej aktoreve të reja më të mira që ka takuar ndonjëherë. “Për mua ky është nder”, thotë Emily, e cila dëshiron të kujtojë edhe solidaritetin e agjërimit që ndalu me kolegen Hathaway, sepse produksioni i vuri në dietë që të dyja, pasi ishin pak të shëndosha për rolet. Filmat we saj te njohur: A Quiet Place (2018), Edge of Tomorrow, Sicario, Looper (2012), The Adjustment Bureau, The Devil Wears Prada, Charlie Wilson’s War, My Summer of Love, Sunshine Cleaning dhe The Young Victoria (2009) ku kanë marrë pjesë producentët Graham King, Martin Scorsese, Sarah Ferguson dhe në film tregohet rinia e Mbretëreshës Viktoria (Emily Blunt) dhe marrëdhënia me të shoqin.


FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar