Një natë fatale, një takim në një pikë kontrolli policie të drejtuar nga dy oficerë të dehur, nis një zinxhir ngjarjesh që kthen përmbys jetën e lumtur të Brumes dhe Najites dhe i çon ata në një udhëtim lakmie, mashtrimi dhe vrasjeje.
Një komedi e bazuar në historinë e vërtetë të sipërmarrësit të funeraleve Bernie Tiede, personi më i dashur në qytetin Carthage të Teksasit, i cili u martua me zonjën më të ligë dhe më të pasur të qytetit, e cila shfrytëzoi pasurinë e saj për t'ia shkatërruar jetën Bernit.
Një polic me përvojë dhe partnerja e tij fillestare janë nga ata partnerë që nuk përputhen në këtë aksion-komedi të Hong Kongut në stilin e 'Armës Vdekjeprurëse'.
Dyshja e çuditshme janë përkrah teksa përpiqen të zbardhin vrasjen e një trafikanti heroine.
Agjenti i sapodalë në pension, Neithën Muir sjell ndërmend trajnimin e Tom Bishopit, teksa punon kundër politikave të agjencisë për ta liruar atë nga kinezët që e mbajnë rob.
Kur Hong Kongu tronditet nga një numër i madh krimesh, një ish polic që konsiderohet si i çmendur duhet të nisë punën e tij për të zgjidhur çështjet e 20 viteve më parë.
Alpha Dog, është i bazuar në histori të vërtetë dhe emrat u ndryshuan për filmin e Nick Cassavetes, por historia ndjek të njëjtën rrjedhë: Johnny Truelove është një shpërndarës droge në Los Anxheles që ushtron ndikim të madh tek debitorët e tij. Kur Jake Mazurksy, nuk i paguan paratë që i ka borxh, ai dhe shoku i tij rrëmbejnë vëllain e Jake, Zack. Por çuditërisht, Zack-ut i pëlqen koha në robëri dhe nuk bën asnjë përpjekje për të shpëtuar.
Në korrik të vitit 1976, katër terroristë rrëmbejnë një avion që udhëton nga Tel-Avivi për Paris dhe e detyrojnë ekuipazhin e fluturimit të shkojnë në Entebe të Ugandës. Atje, udhëtarët hebrenj mbahen peng, si pengje për lirimin e dhjetëra terroristëve të burgosur në Izrael, Gjermani dhe Suedi. Një film që nxjerr edhe një herë në pah konfliktin e gjatë Izrael-Palestinë...
Gjashtë vjet pas rrëmbimit të vajzës së tij, një burrë rekrutohet për të vrarë autorin e një romani fantazie, por bota e romanit duket se kryqëzohet me realitetin.
Gabe Rasëll ka dalë me liri me kusht pas 16 vitesh në burg. Ai i kthehet grabitjeve me skuadrën e vjetër teksa duhet të shpëtojë vajzën e tij, të kontrollojë vëllanë dhe t'i shpëtojë një agjenti të vendosur të FBI-së.
Doktor Richard Kimble, i akuzuar padrejtësisht për vrasjen e gruas së tij, duhet të gjejë vrasësin e vërtetë
ndërsa bëhet objektiv i një gjuetie mbarëkombëtare të udhëhequr nga një marshall i SHBA-së me përvojë.
Një grup personash futen në kurth nga një epror i lartë i sigurimit të vendit, për të gjetur Fantazmën e vërtetë në një rrjet spiunazhi të viteve '30 në Kore.
Detektivi Filip Marlou përfshihet në një hetim për një familje të pasur në Kaliforni pasi një bionde e bukur e punëson atë për të gjetur ish-dashnorin e saj. Por, ajo çfarë qëndron pas kësaj zhdukjeje, është më shumë sesa një histori dashurie...