E kaluara kthehet për ta përndjekur Bert Kreischerin kur një mafioz e rrëmben dhe i kërkon t’i kthejë një send që ia ka vjedhur vite më parë. Me ndihmën e babait të tij, Berti duhet të përpiqet të shpëtojë, ndërsa mes familjes kriminale mafioze nis lufta.
Pak përpara dasmës së tij, një djalosh disi i ngurtë, niset për të shoqëruar gjyshin e tij, një ish kolonel qejfli, në një udhëtim për pushimet e pranverës në Florida.
Ndërsa punon si striptiste në një klab, jeta e Destinisë ndryshon përgjithmonë kur miqësohet me Ramonën, striperen më të rëndësishme të klubit (Xhenifer Lopez). Shumë shpejt ato, bashkë me grupin e tyre, gjejnë mënyrën se si të zhvatin pasanikët e Uoll Stritit e te tjerë, derisa gjërat dalin jashtë kontrollit...
Ende i tronditur nga humbja e Gamoras, Peter Quill mbledh ekipin e tij për të mbrojtur universin në një mision që mund të nënkuptojë fundin e Gardianëve nëse nuk është i suksesshëm.
Dy adoleshentë të dashuruar që po jetojnë larg prej disa muajsh, përpiqen të forcojnë lidhjen me pushime në plazh, por ndodhin shumë të papritura në rrethin e tyre shoqëror dhe gjithçka rrokulliset në mënyrë dramatike duke ia vështirësuar dhe ndërlikuar jetën.
Vëllai më i madh nuk pranon të martohet, sepse beson se kjo do ta prishte harmoninë në familjen e tyre të madhe. Të vëllezërit, që ndërkohë i kanë gjetur parneret e tyre, bëhen bashkë për t’i gjetur një nuse.
Ky film flet për Raj Patelin, i cili është një ekspert në matematikë, por është gjithashtu i fiksuar
fshehurazi pas ëndrrës së babait të tij të ndjerë për t'u bërë një reper
dhe pothuajse humbet gjithçka në përpjekjen e tij për të arritur qëllimet e shumta në jetë.
Një grua 40-vjeçare: karriera e saj, ora e saj biologjike dhe llogaria e saj bankare. Ajo rrezikon gjithçka për një romancë intensive dhe të fshehtë, me të vetmin person që mund ta shkatërrojë rikthimin e saj.
Grejsi Hart e braktis jetën si agjente për tu bërë fytyra simbolike e FBI-së. Por kur Çeril Freziërin dhe Sten Filldsin i rrëmbejnë, Grejs është e vendosur t’i shpëtojë me ndihmën e partneres së saj, e cila nuk është fort e gatshme.
Diktatori Adenoid Hynkel përpiqet të zgjerojë perandorinë e tij, ndërsa një berber i varfër hebre përpiqet të shmangë persekutimin nga regjimi i Hynkel.
Një dublant i dështuar dhe kali i tij dublant bëhen
një trend i medieve sociale brenda natës, kur përleshja e tyre e vërtetë me mbledhësit e borxheve bëhet virale.
Ngritja dhe rënia e perandorisë së mixtape-ve pirate të tre vëllezërve nga Napoli dhe kasetat e tyre "Mixed by Erry", që sollën muzikën pop në rininë italiane të viteve 1980.
Kur Sebastiani i thotë babait të tij emigrant italian Salvo se do t'i propozojë të dashurës së tij amerikane, Salvo këmbëngul që të vijë në fundjavën me prindërit e saj të pasur.
Pas vdekjes së papritur të nënës së tij, një burrë me sjellje të butë, por të mbushur me ankth përballet me frikën e tij më të errët ndërsa nis një odise epike gjatë kthimit për në shtëpi.
Bazuar në histori të vërtetë | Nuk po tallemi :) Filmi tregon vet për... |
një grup të vogël djemsh që kanë qenë shokë klase, ku ata organizojnë një lojë vjetore të ndërlikuar, e cila kërkon që disa të udhëtojnë në të gjithë vendin.
Ben dhe Kejt janë në një krizë të madhe martesore pas 15 vitesh, dhe pasi dërgojnë fëmijët në kamp veror, planifikojnë të ndahen. Por, dashuria e tyre është më e fortë se çdo gabim apo problem gjatë jetës familjare dhe dashuria për fëmijët e mposht çdo mendim për ndarje.
Në një të ardhme të shkatërruar, një apokalips kërcënon Tokën dhe shpresa e fundit qëndron tek një njeri që është i aftë të udhëtojë në kohë. Ai duhet të kthehet në të kaluarën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por një forcë policore e ndjek atë në çdo epokë.