Një hajdut shtëpish braktiset nga partneri i tij në mes të një vjedhjeje dhe ai detyrohet të marrë peng një familje shumë problemtike natën e vigjiljes së Krishtlindjes.
Pasi tërheqin vëmendjen e medias dhe të policisë për faktin që pa dashur hedhin Kate Moss në lumin Thames, Edina dhe Petsi shkojnë të fshihen në jug të Francës...
Studentit të vitit të parë Nilit, i interesojnë vetëm historitë... derisa njihet me Julian, më të rritur se ai, e cila e shtyn që t'i publikojë në internet veprat e tij. Kur administatori i faqes ku ai i publikon interesohet në punën e Nilit, atij i hapet një univers i ri.
Është Fundi që ndjek gjashtë shokë të ngecur në një shtëpi pas një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe katastrofike që shkatërrojnë Los Anxhelosin. Ndërsa bota po merr fund jashtë, furnizimet po pakësohen dhe efekti i mbylljes brenda po kërcënon të shkatërrojë miqësinë e tyre brenda. Më në fund, ata detyrohen të largohen nga shtëpia, duke u përballur me fatin e tyre dhe domethënien e vërtetë të miqësisë dhe shpengimit.
Historia e një mashkulli të rritur, i cili pas një operacioni të suksesshëm për të hequr tumorin beninj, ngjitur me gjendrën e hipofizës, përjeton të gjitha ndryshimet dhe efektet e pubertetit në një periudhë tre-javore.
Përqendrimi i Brixhit në jetën e saj si beqare dhe në profesionin e saj ndërpritet kur ajo mbetet shtatzëne, por me një problem... ajo ishte vetëm 50 % e sigurt për identitetin e babit të fëmijës së saj.
Çarli Bruster më në fund i ka të gjitha, shoqërohet me fëmijët e njohur dhe është i lidhur me vajzën më seksi të gjimnazit të tij. Në fakt, është aq i hatashëm saqë përbuz edhe mikun e tij të ngushtë Edin. Por telashet mbërrijnë kur një i huaj intrigues i quajtur Xherri shpërngulet në shtëpinë ngjitur. Ai në fillim duket si një djalë fantastik, por diçka nuk shkon dhe të gjithë, duke përfshirë dhe mamanë e Çarlit, nuk e vënë re. Pasi bëhet dëshmitar i disa ndodhive shumë të pazakonta, Çarli mbërrin në një përfundim të pagabueshëm: Xherri është një vampir që po gjuan viktimat e vet në lagjen e tij. I paaftë për të bindur ndokënd që po thotë të vërtetën, Çarli duhet të gjejë një mënyrë për ta hequr qafe përbindëshin në këtë rikrijim të filmit klasik.
Kur një anëtar i një grupi të famshëm improvizimi të Nju Jorkut fiton një mundësi të madhe, pjesa tjetër e grupit, (miq të ngushtë), fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë do t'ia dalin të jenë të suksesshëm.
Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Familja Manxoni, nga një fis i mafies famëkeqe, shpërngulet në Normandi, Francë nën programin e mbrojtjes së dëshmitarit, ku përshtatja kthehet në sfidë duke mposhtur zakonet e tyre të vjetra.
7 miq të ngushtë takohen për një darkë së bashku. Kur ata vendosin të ndajnë mes tyre se çfarë mesazhesh apo telefonatash marrin, fillojnë të zbulohesh shumë sekrete dhe shumë ekuilibra prishen.
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".
Të tronditur nga pushimi i papritur nga puna, një çift nga Manhatani shikon për mundësi të tjera jetese dhe në fund vendosin të jetojnë në një komunë rurale ku mbizotëron dashuria e lirë...
Një plan për vjedhje merr një tjetër drejtim drejt rekrutimit në forcat e policisë për dy miqtë e rinj. Gabimisht hynë në stacionin e policisë në vend të dyqanit që do vidhnin. Nga aty nis aventura e tyre si policë. Duke patrulluar rrugët e Majemit, bëhen pjesë e një hetimi për vrasje edhe të shumë aventurave të tjera.