Dy shoqe të ngushta, Meg dhe Kejt vendosin të ndërmarrin një udhëtim pushimesh për tu larguar
nga streset e tyre të përditshme. Pasi avioni i tyre bën një devijim ato e gjejnë veten në Shën Luis, duke
u zënë se cila do ta bënte për vete djalin që njohën në avion!
Ndërsa po ndihmonte klientin e tij të fitonte dashurinë e zonjës së ëndrrave të tij, një profesionist "takimesh" zbulon se loja e tij nuk po funksionon në redaksinë e thashethemeve.
Kur një oktapod lozonjar i quajtur Dip fut në telashe koloninë e peshqve në të cilën bën pjesë, udhëheqësi i saj i rreptë e urdhëron Dipin të shkojë të kërkojë ndihmë. Së bashku me miqtë e tij, një karkalece gazmore dhe një peshk ndriçues jo shumë të zgjuar, Dipi niset në një udhëtim fantastik dhe të rrezikshëm përmes qytetesh të fundosura dhe anijesh të mbytura ku takon krijesa guximtare dhe armiq të frikshëm.
Truproja më i mirë në botë tani ka një klient të ri, qitësin më të mirë në botë, i cili duhet të dëshmojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ata punojnë bashkë që të arrijnë në kohë.
Në qytezën e Luginëzës së Gëzuar, Norman Babkok është një djalë i cili mund të flasë me të vdekurit, por askush përveç shokut të tij të ri eksentrik, Nillit, nuk beson se aftësia e tij është e vërtetë. Një ditë, daja i larguar dhe i çuditshëm i Normanit i tregon një ritual të rëndësishëm vjetor të cilin duhet të fillojë ta kryejë Normani që të mbrojë qytezën nga mallkimi i një shtrige që e përndjek vendin prej shekujsh. Në fund, Normani vendos të bashkëpunojë, por gjërat nuk shkojnë sipas planit. Tani, një stuhi magjike e shtrigës e kërcënon qytezën ndërsa të vdekurit e mallkuar ngrihen nga varri.
Karta e bejsbollit të Xhimit është vjedhur. Duke qenë shpresa e tij e vetme për të paguar dasmën e së bijës,ai vihet pas hajdutëve me ndihmën e kolegut të tij, Paul.
Pas një dëmtimi të rëndë lojtari i hokejit Dag Glat detyrohet të heqë dorë nga karriera e tij si lojtar dhe të gjejë një punë të zakonshme, por jeta e zakonshme nuk është për të dhe pas thirrjes së ish-ekipit të tij ai niset të ri-zbulojë lavdinë e dikurshme.
Kur Hanteri dërgohet në një kamp kërcimi, njihet me vajzën e ëndrrave të tij dhe së bashku mundohen të mundin rivalin e tyre Lens në garën që zhvillohet në kamp.
Doug Glatt, nuk është aspak i kënaqur me punën e tij dhe e vetmja gjë që di të bëjë është të ndeshet me grushta. Por kur ai shkon me shokun e tij të shohë një ndeshje hokei dhe rreh më të fortin e skuadrës kundërshtare, talneti i tij do t’i sjellë një karrierë të re.
Pasi mashtrohet dhe grabit 68 mijë dollarë me të dashurën e vet, Çipi frikacak rreth të 30-tave i cili nuk i reziston dot femrave të bukura, e gjen veten të rrethuar nga njerëz që vuajnë nga paranojat. A do të shpëtojë Çipi nga kjo situatë? Shikoni filmin për më tepër...
Arkitekti Majkëll Njuman, është manjak pas punës dhe nuk arrin të jetë i disponueshëm për gruan dhe fëmijët e tij. Çfarë ndodh kur një shkenctar i çmendur i jep një pult që... mund të ndikojë në jetën e tij. Me pultin në dorën e tij, ai mund të kthejë mbrapa ose të çojë para jetën e tij, të uli zërin e atyre që ka pranë ose të ngrijë të gjithë njerëzit përreth. Por shumë shpejt pulti magjik del jashtë kontrollit dhe Majkëlli do humbasë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Roja i përkushtuar i bregdetit, Miç Bukanon do të rekrutojë një punonjës të ri. Së bashku, ata do të zbulojnë një komplot kriminal lokal, i cili kërcënon të ardhmen e gjirit.
Një muzikant xhazi dhe një stantmen janë sozi identike të dy kushërinjve milionerë. Ata pranojnë t'i zëvendësojnë për një javë në këmbim të një shume të majme.
Në një rrugë periferie të qetë, një dado duhet të mbrojë një 12-vjeçar nga hajdutët, vetëm për të zbuluar se nuk është aspak një plaçkitje normale shtëpie.