Në mesjete, një shërbëtor i ri i arratisur nga padroni i tij, strehohet në një kuvend të mbushur me murgesha të paqëndrueshme emocionalisht. I paraqitur si shurdh-memec, ai duhet të përpiqet të ruajë maskimin e tij teksa murgeshat përpiqen t'i rezistojnë tundimit.
Katër shoqe prej një jete takohen pas pesë vitesh në një festival vjetor në Nju Orlins. Të papriturat, rikthimet, shakatë, pijet, romancat dhe çmenduritë nuk kanë të sosur.
Një detektiv cinik i papunë bashkohet me një ish-mbrojtës të papunë për të zbardhur një çështje vrasjeje që përfshin një ekip futbolli dhe një politikan.
Është viti 1987 dhe Daniela, ''vajza e keqe'' e shkollës po arratiset. Me të është shoku i saj bullafiq Klarku, një pako me miell dhe një radio plot me muzikë të viteve '80.
Kur qeni i Viktorit të vogël i quajtur Xixëllues goditet nga një makinë, Viktori vendos ta kthejë në jetë në mënyrën e vetme që ai di. Por kur "përbindëshi" me bulona në qafë bën kërdinë dhe përhap terrorin në zemrat e fqinjëve të Viktorit, ai duhet t'i bindë ata (edhe prindërit e tij) se pavarësisht paraqitjes, Xixulluesi është ende miku i mirë dhe besnik që ka qenë gjithmonë.
Një romantik i pashpresë, i cili mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë me një grua më të madhe se veten, mëson që ajo është e martuar dhe se kjo lidhje është veçse një instrument hakmarrës ndaj bashkëshortit të saj neglizhent.
I lënë nga e fejuara e tij, Xhoi vazhdon pa dëshirë me festën e tij të beqarisë dhe udhëton për në një shtëpi në pyll me tre shokë.
Gjërat marrin një kthesë për keq kur ai zbulon se shokët e tij kanë të lidhur në bodrum njeriun përgjegjës për prishjen e
lidhjes së tij.
Një grup vrasësish me pagesë duan të vrasin vrasësin më të mirë të momentit, Guntherin. Por planet nuk shkojnë si duhet sepse Guntheri ndodhet gjithmonë një hap përpara tyre.
Në një festë shkolle, Lukasi mëson se ai vjen nga një familje përbindëshash. Kurioz për pjesën tjetër të familjes, ai niset për në ishullin e Kalverës për t'i takuar.
Stefani Plam është pa punë dhe e sapo divorcuar. Ajo fillon punë si agjente private te kompania e kushëririt të saj dhe detyra e saj e parë është të gjejë një ish polic të kërkuar, që ndodh të jetë dhe ish i dashuri i saj.
Në një ishull grek plot me kënaqësi, një mjek lokal në mesmoshë fiksohet pas një turisteje të re kur ajo e afron me grupin e saj shoqëror të shfrenuar...
"Kur Harinderi takoi Sexhalin", ja ku vjen versioni hindi i filmit "Kur Herri takoi Selin". Një udhërrëfyes turistësh depresiv e gjen veten duke shoqëruar një vajzë lozonjare për të gjetur unazën e saj të humbur të fejesës. Ç'do të ndodhë me marrëdhënien e tyre gjatë këtij udhëtimi?
Një histori për dashurinë mes një babai me probleme mendore dhe vajzës së tij të adhurueshme.
I akuzuar për vrasje dhe përdhunim, shtëpia e babait të saj është burgu.
Filmi tregon historinë e një organizate spiunazhi super sekrete e cila rekruton një fëmijë rruge të pakulturuar por shumë premtues, në një agjensi me një program trajnues konkurues ashtu siç del një kërcënim global nga një gjeni i ndrydhur i teknologjisë.
Bela Barden është një grup, që përbëhet nga vajza të reja që këndojnë këngë pop dhe bazohen te pamja e tyre perfekte. Pas një dështimi katastrofik në finalet e vitit të kaluar, ato janë të detyruara të rigrupohen. Midis rekrutëve të reja, është edhe studentja Beka, një DJ e pavarur me asnjë interes për jetën në kolegj. Por, pasi takon Jesin, që është në grupin rival të djemve, Beka merr përsipër që të ndihmojë grupin e shoqeve që të futen përsëri në kompeticion.
Një nga përrallat më të dashura në botë merr një kthesë tepër gazmore në këtë film të freskët dhe emocionues që luan fituesja e çmimit Oscar Julia Roberts. Pasi shpenzon të gjitha paratë e saj, një mbretëreshë e ligë magjistare komploton të martohet me një princ të pasur dhe të bukur. Ka vetëm një problem, ai është i dashuruar me një princeshë të bukur, Borëbardhën. Tani, së bashku me shtatë xhuxha rebelë, Borëbardha nis një betejë epike të së mirës kundër së keqes në këtë film gazmor, magjik që do ta dashurojë e gjithë familja.
Gjatë një vere të gjatë në fillim të viteve '80, dy djelmosha shkolle nga mjedise të ndryshme bashkohen për të bërë një film bazuar tek filmi 'Rambo: First Blood'.
Skot dhe Kejt Xhohansen duhet të gjejnë një mënyrë për të bërë para pasi bursa e vajzës së tyre nuk miratohet. Kur gjithçka tjetër dështon, çifti i dëshpëruar bashkon forcat me fqinjin e tyre Frenk për të hapur një kazino të paligjshme në shtëpinë e tij. Teksa paratë fillojnë të shtohen dhe kohët e mira të fluturojnë, Skot dhe Kejt shpejt mësojnë se mund të kenë kafshuar më shumë nga sa mund të përtypin.
Djali i Mambëllit, Eriku, nuk po gjen dot çfarë talenti ka në botën e pinguinave.
Ndërkohë, Mambëlli dhe familja e tij zbulojnë se shtëpinë e tyre e kërcënon një rrezik i madh dhe nëse nuk luftojnë së bashku,
s'mund të fitojnë.
Dy fëmijë me imagjinatë të madhe Xhorxhi dhe Haroldi hipnotizojnë drejtorin e shkollës së tyre duke e bërë të mendojë se është një super hero gazmor, Kapiten Mbathja.