Në ditët e sotme tre shokë bëjnë një lloj turi turistik për të treguar bandën Maliana të Romës së viteve 1980. Por gabimisht përfundojnë në një tunel dhe përballen me bandën e atëhershme në verën e Botërorit të Spanjës në 1982-shin.
Pas shkatërrimit të anijes kozmike, Uilli, aksidentalisht ndahet nga prindërit e tij. Kapsula e tij zbret në një planet të egër dhe të paeksploruar, ku i duhet të mbijetojë me ndihmën e Bakut, robotit të mbijetesës.
Një adoleshente e bukur dhe e kërkuar, nuk del dot në takime deri sa të dalë edhe motra e saj e madhe grindavece. Zgjidhjen mundohet ta gjejë Kameroni, i cili ka rënë kokë e këmbë në dashuri me të, por nuk është aspak aq e lehtë sa duket.
Dy gjeneratat e ngatërrestarëve shumë shpejt krijojnë një lidhje, ndërsa mashtrojnë në rrugën e tyre përgjatë zemrës së Amerikës në një udhëtim gazmor me shumë shaka dhe rrenga mbi njerëz të vërtetë të cilët nuk e kanë fare idenë që po luajnë në një komedi vërtet tronditëse me kamera të fshehta.
Një grua shkon në fshat për të kaluar një fundjavë të qetë pas humbjes së punës së saj dhe ndarjes me të dashurin. Ajo merr me qira shtëpinë e një burri të ve, i cili lufton për të fshehur prirjet e tij psikopatike.
Në përgatitje për të krijuar familjen e tij, Alan niset në kërkim të mamasë biologjike, që e dha për adoptim, kur ishte foshnje, por ai zbulon më shumë nga çfarë priste. Vëllezër dhe motra të Alanit janë të shpërndarë në tërë Amerikën dhe sjellin veçanti dhe telashe të ndryshme në jetën e tij, por në fund të fundit, familja nuk zgjidhet.
Dikur një shef kuzhine premtues, tani një djalosh i pamotivuar që jeton në shtëpinë e mamasë së tij, Çarli e fiton jetesën duke punuar si një asistent menaxher në një kinema. Kur ai takon vajzën e ëndrrave dhe babai i tij i larguar prej kohësh kthehet, ai përpiqet të zbulojë atë që do të jetë me të vërtetë.
Burrat me të Zeza kanë mbrojtur gjithmonë Tokën nga llumi i universit. Në këtë aventurë të re, ata përballen me kërcënimin më të madh deri më sot: me një spiun në organizatë.
Xheki Çan dhe ndihmësi i tij i paaftë nisen në një kërkim pëmes Europës që të gjejnë një thesar misterioz i cili ndodhet nën zotërimin e një organizate të errët murgjish.
Kjo është historia e një qeni që ndjek porosinë e pronarit, për t’u kujdesur dhe mbrojtur mbesën e tij. Një detyrë e rëndësishme që ai e përmbush me përkushtim, mes jetëve dhe aventurave të ndryshme, ai e ndjek atë dhe i qëndron pranë, që ta bëjë të lumtur dhe ta bashkojë me familjen e saj.
Histori e vërtetë. Pasi dashuria i thyen zemrën, një këngëtar meksikano-amerikan nis një udhëtim nëpër Meksikë, për t'u lidhur përsëri me rrënjët e tij.
Një dado çon fëmijët për një shëtitje në park, ku gjejnë një krijesë të çuditshme. Por ata nuk e dinë se një anije kozmike plot me përbindësha ka zbarkuar në tokë.
Pas injorimit të radhës për Festën e Mamasë, 3 mikesha vendosin të shkojnë në shtëpitë e djemve të rritur që të rifitojnë edhe një herë rolin e nënës në jetët e tyre, por gjatë kësaj aventure zbulojnë më shumë për veten dhe djemtë e tyre dhe fëmijët zbulojnë aspekte të reja nga jeta e mamave.
Dy femra kanë si profesion mashtrimin, njëra merret me nivelin e ulët dhe tjetra me klasin e lartë. Pasi takohen, ato sfidojnë njëra-tjetrën për të zbuluar se cila do arrijë të zotërojë qytetin ku ndodhen.
Rrugës për në kongresin më të madh në botë për rrjetet sociale në Australi, Logan Pol është i frikësuar për vdekje; sot është hera e parë e tij në avion. Makthet e tij më të këqija bëhen realitet kur pasagjerët refuzojnë të kalojnë telefonat e tyre në modelin për aeroplan.
Kate Stone është e fokusuar te karriera e saj dhe e shijon jetën në atë mënyrë. Sjellja e saj agresive i mban marrëdhëniet në largësi, duke e bërë të duket si njeri i ftohtë...
Një aventurë e animuar në të cilën kukullat e shëmtuara përballen me atë që do të thotë të jesh ndryshe, luftojnë prej dëshirës për t'u pëlqyer të tjerëve dhe në fund zbulojnë se ajo që ka më shumë rëndësi është kush janë në të vërtetë.
Dy djem vendosin të realizojnë vdekjen e tyre dhe të nisin nga fillimi me identitete të reja. Por mesa duket njerëzit që shtiren janë në telashe më të mëdha.