Një magji e fuqishme bën që një djalosh i ri të udhëtojë në kohë me qëllim që të përmbush misionin e tij dhe të shndërrohet në një kalorës të vërtet. Në të ardhmen ai takohet dhe dashurohet me një mesuese të re dhe zbulon më shumë mbi cilësitë e një kalorësi.
Një prezantues lajmesh pushohet nga puna e tij dhe pas një tentative të dështuar për vetëvrasje, atij i jepet një mundësi e dytë për të dhe miqtë e tij. Një mundësi të cilën e shfrytëzojnë në maksimum dhe bëjnë histori në televizion me mënyrën e tyre të veçantë të të prezantuarit në televizion.
Çarli ka një çrregullim neurologjik, ndaj emocionet e forta, veçanërisht gëzimi, e bën t'i bjerë të fikët. Ai jeton me vëllain e tij. Puna si bibliotekar i jep një ambient të qetë, por Franceska hyn në bibliotekë dhe në jetën e tij.
Një aktor i venitur televizioni dhe dublanti i tij përpiqen të arrijnë famë dhe sukses në industrinë e filmit përgjatë viteve të fundit të Periudhës së Artë të Hollivudit në vitin 1969, në Los Angeles.
Nata e martesës së Grejsit merr një kthesë djallëzore kur aktet eksentrike të familjes së saj të re e detyrojnë të marrë pjesë në një lojë të tmerrshme.
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postieri i papërgjegjshëm në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.
Kur një tru kriminal përdor tre vajza jetime si pengje për një skemë të madhe, ai gjen dashurinë e tyre dhe kjo e bën atë të ndryshojë thellësisht për më mirë.
Një stuhi e parakohshme në prag të Krishtlindjes e mbulon qytetin me borë. Një vajzë e guximshme zbret nga treni i bllokuar, duke nisur një zinxhir ngjarjesh që do të ndryshojnë mjaft jetë. Gjatë tre ditëve të ardhshme, jetët e shumë njerëzve do të turbullohen, shumë marrëdhënie do të prishen ose qartësohen... Është Krishtlindje nën dëborë!
Pasi del në internet informacioni personal i shumë qytetarëve të një qyteti të vogël, qyteti humbet kontrollin. Ndërkohë katër vajza të reja përfshihen në situatë duke u bërë shënjestër e qytetarëve.
Një urologe femër dhe një mjek obstetër hapin klinikat në të njëjtën ndërtesë. Me ngatërresa dhe ndër të tjera, kurojnë dhimbjet e tyre përmes njëri-tjetrit.
Lino works as an entertainer at children's parties, but he can't stand the way children treat him, making fun of him because he works in a cat's costume. Determined to change his life, he ...
Mr. Bean shkon drejt jugut të Francës për disa pushime të thjeshta në diell. Udhëtimi i tij nga Londra në Riviera shumë shpejt shndërrohet në një katastrofë ndërkohë që ai pa dashje krijon dëme kudo që shkon. Gjithçka arrin kulmin me transmetimin e video-ditarin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë.
Filmi tregon për historinë e një familjeje përmes katër brezave dhe gruas që ngrihet për t’u bërë themeluese e një dinastie të fuqishme biznesi familjar.
Oskari vjen në jetë gjatë një nate me stuhi dhe ai ishte i jashtëzakonshëm. Mund të fluturonte. Mamaja dhe gjyshja arratisen me fëmijën dhe mundohen ta fshehin nga sytë e botës për shumë vite.
Kur misioni i kishës së tij e dërgon Uillard Bin dhe bashkëshorten e tij, Rebeka, në qytetin e vogël të Palmirës, familja e tyre ndeshet me paragjykimet dhe urrejtjen e banorëve vendas. Me përkushtim, dashuri dhe durim, ata arrijnë të fitojnë zemrat dhe një vend të rëndësishëm në komunitet.
Një familje kineze zbulon se gjyshes së tyre i ka mbetur shumë pak kohë për të jetuar dhe vendosin të mos i tregojnë asgjë, kështu që caktojnë një dasmë si justifikim për tu mbledhur të gjithë bashkë...
Historia e një djaloshi me sindromën Daun që dëshiron të bëhet një mundës profesionist. Ai ka një idhull që është Salt Uoter Redneck (Shia LaBeouf). Pas një rrugëtimi të vështirë ai arrin ta gjejë heroin e tij. A ekziston vërtetë ai?
Një agjenti shitjesh në Uoll Strit i jepet mundësia të shikojë si jeton gjysma tjetër e tij, teksa zgjohet dhe shikon se makina e tij luksoze është tashmë një fugon i vogël ndërsa e dashura është bërë gruaja e tij.