Gjatë pushimeve me familjen në plazh, Sami takon Tesin, e cila mban sekretet e saj me vete dhe i mëson se si momenti prezent është më i rëndësishëm se kujtimet dhe se ankthi i së ardhmes.
Dështakët Heroikë : Në kohën e "Corralitosit" të famshëm Argjentinas, komshinjtë e një qyteti të vogël bëjnë një plan për të marrë mbrapsht paratë e humbura, pasi mësojnë se i ka vjedhur një avokat i famshëm me ndihmën e drejtorit të bankës së tyre.
Yogi dhe Jaya kanë personalitete krejtësisht të kundërta. Ata takohen nëpërmjet një aplikacioni takimesh. Një takim i thjeshtë kthehet në shumë më shumë kur ata ndërmarrin një udhëtim për në Rishikesh.
Linda zotëron një sallon thonjsh me akrilik. Biznesi i saj do të kërcënohet nga konkurrenca me hapjen e një salloni të ri pikërisht nga ish shoqja e saj e ngushtë. Një konkurs i ndershëm mes salloneve do t'i vendosë pikat mbi i.
FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE DHE NUDITET! NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJEC! Ndërsa kërkonte një apartament në Londër për të dashurin e saj venecian, Karla merr me qera një apartament me pamje nga Thames. Atje ajo takohet me agjenten e pasurive të patundshme super të eksituar dhe lesbike, Moirën.
Në Francën e vitit 1809, kapiteni Nëvil do të martohet me Polinën, por shpërthen lufta dhe ai ikën, duke e lënë atë zemërthyer. Motra fillon të shkruajë letra në emër të tij, që Polina të mos dëshpërohet, por telashet nisin kur Nëvili kthehet në shtëpi...
Brenda Luin Dejvis ndjek një javë në jetën e një këngëtari të ri popullor teksa ai navigon në skenën e muzikës të fshatit Grinuiç në vitit 1961. Me kitarën në krah, i përballur me dimrin e ashpër të Nju Jorkut, ai po mundohet t’ia dalë si muzikant pavarësisht pengesave, shpesh të shkaktuara nga vetë ai.
Pasi zbulon që dashuria e parë e jetës, është e sëmurë, një plak do të shtiret si i sëmurë dhe do të
futet ne azilin e pleqve, në përpjekje për tu ribashkuar me dashurinë e jetës.
Timi fton gabimisht për një fundjavë në Hauai vajzën e çmendur, që njohu para disa muajsh, në vend të bukuroshes së tij të ëndrrave. Ç'telashe do të sjellë në jetën e tij kjo ngatërrese vrastare?
Një vajzë 11 vjeçare që mund të flasë me kafshët. Kur një hajdute sjell disa probleme në një kopsht zoologjik të zonës, ajo gjendet aty për t’i shpëtuar.
"Lakmia" tregon historinë e miliarderit të vetëpasuruar Sir Richard McCreadie, mbretëria e të cilët është në krizë. Për 30 vjet ai ka dominuar fushën e modës. Por pas një ngjarje prej së cilës i bie reputacioni, imazhi i tij është krisur. Për të ruajtur reputacionin, ai vendos të organizojë një festë gjigante për 60 vjetorin në ishullin grek Mykonos.
Një skenarist i ardhshëm shkruan skenarin e tij më ambicioz deri më tani dhe nis një marrëdhënie me vajzën e idhullit të tij me shpresën se do takojë babanë e saj legjendar për të hapur një derë në showbiz.
DASHURI ME SHIKIM TE DYTE: Një djalë mundohet ta bëjë gruan e tij të bjerë sërish në dashuri me të, pasi zgjohet në një realitet tjetër ku ajo nuk e njeh.
Skubi dhe banda përballen me misterin e tyre më sfidues, një komplot për të çliruar qenin fantazmë, Cerberus, nëpër botë. Ndërsa nxitojnë për të ndaluar këtë apokalips, ata zbulojnë që Skubi ka të shkruar një fat shumë më të madh nga sa e kishin imagjinuar.
Një djalosh rrëmujaxhi dhe një tjetër i urtë dhe i sapoardhur, bëhen bashkë me dëshirën për të futur në kurth gangsterin e lagjes, i cili ua nxin jetën të gjitha familjeve. Kjo është aventura për drejtësi e dy shokëve të vegjël.
Të vendosur në një valë muzikore të viteve ‘80-të, një çift i ri të dashuruarish, nga dy botë të ndryshme, kundërshtojnë prindërit dhe shoqërinë e tyre, për të qëndruar së bashku.
Kristi është një polic rumun, i cili i shërben si spiun, mafias. Për të bërë këtë rol, i duhet të shkojë në ishullin Gomera, që të mësojë gjuhën e fishkëllimave. Detyra e tij ndërlikohet, kur vihet në lojë jeta e tij dhe e njerëzve të dashur.
Një shikim në jetët e femrave të forta të familjes Ueston, rrugët e të cilave kanë marrë drejtime të ndryshme derisa një krizë familjare do t’i sjellë përsëri mbrapa në shtëpinë në të cilën u rritën dhe tek femra jofunksionale që i rriti.
Princesha Zhizell dëbohet nga mbretëria prej njerkës së ligë të të dashurit të saj. Më pas ajo transportohet në botën e vërtetë, në New York, ku takohet me një avokat dhe bie në dashuri me të.