Pedagogu Damien Mallet harton një plan për të ndihmuar një nga studentët e tij. Kur familja e Bahzadit është gati të deportohet, Damien merr masa. Së bashku me motrën dhe shoqen e tij më të mirë, ai dëshiron të luftojë për të drejtat e familjes.
Një festë e një të premteje mbrëma, tregohet përmes syve të: një vajze që s'përshtatej pas diplomimit, pasagjerit të saj dembel të Uberit, dashurisë së humbur prej kohësh dhe të dashurit neurotik që has vështirësi që të propozojë.
Pasi një botuese, ndryshon përmbajtjen e një libri rreth një vrasësi të tmerrshëm, duke e kthyer nga trillim, në të vërtetë, shkrimtari e gjen veten në botën e personazhit të librit dhe detyrohet të përjetojë rolin e personazhit të tij për të mbijetuar.
Kur një djalë i ri, Noah, takon Zoin, një vajzë të re që jeton në një motel, ata krijojnë një lidhje të pathyeshme. Menjëherë pasi Noah zbulon një sekret për të, ndryshon përgjithmonë edhe rrjedha e pushimeve verore të tij.
NORTH HOLLYWOOD ndjek Michael (Ryder McLaughlin) ndërsa përpiqet të përgjigjet në pyetjen me të cilën përballet çdo fëmijë i shkollës së mesme kur të diplomohen: Çfarë tjetër? Miqtë më të mirë të Michael tashmë duket se e kanë kuptuar; njëri po shkon në kolegj, dhe tjetri do të punojë, por Michael është kapur diku në mes.
Historia e jetës së përditshme të një gruaje të thjesht që përpiqet të lundrojë përmes problemeve familjare, vështirësive të lidhjeve romantike dhe dëshirë për të gjetur lumturi dhe kuptim në jetën e saj.
"Ujk 100% përqendrohet tek Fredi Lupin, trashëgimtar i një familjeje të lashtë njerëzish ujq. I sigurt që do të shndërrohet në një ujk të frikshëm, Fredi do të shokohet kur transformimi i tij i parë nuk shkon siç pritet dhe ai përfundon duke u kthyer në një...pudëll."
Gjashtë personazhët kryesorë të "Friends" ribashkohen pas 17 vjetësh dhe vizitojnë vendet ku kanë xhiruar serialin si, apartamentet e tyre, kafenenë "Central Perk" dhe shatërvanin e famshëm. Gjatë kësaj mbrëmjeje ata takojnë miq të tjerë që kanë qenë pjesë e serialit, rilexojnë pjesë nga skenaret dhe ndajnë pamje nga prapaskenat.
Xhek, një burrë i dëshpëruar të përmirësoj jetën e tij hedh lodrat e tij të fëmijërisë, Beni.
Është një lëvizje e gabuar që sjell pasoja kur Beni kthehet në jetë me synime vrastare.
Quasimodo është mbrojtësi i këmbanave të çmuara të Notre Dame. Kur Sarousch, një kriminel mjeshtër, planifikon fshehurazi të vjedhë një nga këmbanat, Quasimodo duhet ta ndalojë atë.
(Filmi bazohet në ngjarje të vërteta!)
Rei Xhenkins futet në trafik droge nga shoku i tij. Pasi ai gëlltit 1 kilogram heroinë në stomak, kapet nga polica dhe detyrohet për ta nxjerrë. Por ai është aq kokë-mushkë saqë e torturon veten duke...
Jeta e një të riu vazhdon të pësojë humbje të mëdha, derisa rastësisht ai merr numrin e vjetër të telefonit të një ylli basketbolli me nofkën “Shenjti”. Përmes mesazheve ai fillon të bëhet pjesë e festave luksoze dhe e shoqërisë së lartë. Ai po jeton një jetë të mirë, derisa idhulli i tij e zbulon.
Një vejushë e shtresës së lartë amerikane dhe djali i saj i llastuar shpërngulen në Paris pasi ajo harxhon paratë e fundit të trashëgimisë së burrit të saj.
Pasi një virus i tmerrshëm prek një shkollë fillore, duke i shndërruar nxënësit në egërsira, një hero i papritur udhëheq grupin e mësuesve për të luftuar për jetët e tyre.
Banditët takohen, kur një djalosh kinez do të bëhet don në mafien italiane.Rezulton se, fitimi i respektit, gjetja e dashurisë dhe zbulimi i identitetit të tij, nuk është i thjeshtë. I duhet të luftojë, për të arritur majën.
Dulli dhe partneri i tij, qeni K-9 janë gati të tërhiqen nga forcat e policisë. Për të fituar jetesën, ish-polici vendos të punojë si hetues privat dhe merr përsipër një çështje që duhet ta zgjidhë, edhe për të shpëtuar nga telashet e veta.
Në vitin 1965, një prezantues i njohur i radios jo-ortodoks me emrin Adrian Kronaur fillon të trazojë ujërat kur ai caktohet në një stacion radioje të Forcave të Armatosura të Sh.B.A në Vietnam. Të gjithë do ta duan por ngjarjet do të marrin një rrjedhë tjetër.
Tre talente të Kung Fu-së tani janë bërë burra të moshës së mesme, gati për t’ju këputur tendinat. Por kur mjeshtri i tyre vritet, ata duhet të manovrojnë me punët e tyre pa perspektivë, detyrat e babait dhe inatet e vjetra, për të marrë hak për vdekjen e tij.
Tre shokë krijojnë një lojë të cilën synojnë ta ngrenë në vendin e parë si loja më e shitur. Gjërat marrin kthesë të papritur kur pa dashje vrasin partnerin e tyre dhe me principet e lojës mundohet ta kthejnë në krimin perfekt ku do shpëtojnë pa u lagur.
Detektivi Majkëll Dulej ka për detyrë të kapë një kriminel dhe i jepet për partner një qen inteligjent policie. Të dy përfundimisht krijojnë një lidhje dhe përpiqen të kapin kriminelin së bashku.