Një natë e qetë Krishtlindjesh ndërpritet kur një hajdut hyn në një shtëpi. Vajza e vogël e familjes e ngatërron me Babagjyshin dhe i kërkon të plotësojë listën e dëshirave për Krishtlindje.
Një adoleshente introverte, e ndërgjegjshme për mjedisin, e quajtur AJ,
tërhiqet zvarrë në një park pushimesh bregdetare nga familja e saj 'normale' e dhimbshme,
ku ajo befasohet papritur nga një roje shpëtimi, me emrin Isla.
Një histori, për ngjarje të Zombive (Army of the Dead), që përqendrohet në gardianin gjerman, Ludwig Dieter, duke udhëhequr një grup hajdutësh aspirantë në një grabitje top sekrete gjatë fazave të hershme të apokalipsit të zombive.
Anëtarët e familjes Uishbon shndërrohen sërish në një vampir, një mumie, një ujk dhe Frankenshtajn, për të shpëtuar miqtë e tyre përbindësha nga një gjahtare misterioze.
Një djalosh i ri francez, romantik i pashpresë beson se ka gjetur dashurinë e jetës tek një vajzë e quajtur Rose. Por, e ka të vështirë që ta bëjë atë ta shikojë më shumë se thjesht një shok.
Në përpjekje për t'u rilidhur si familje, Ema planifikon një natë argëtuese, por plani i saj dështon kur një shtrigë e keqe i mallkon duke i kthyer në përbindësha. Tashmë, ata do të përpiqen jo vetëm të qëndrojnë të bashkuar, por edhe të luftojnë forcat e së keqes…
Një zjarrfikës, dy profesorë kolegji dhe një shkencëtare qeveritare seksi punojnë kundër disa organizmave alienë që kanë evoluar me shpejtësi që nga mbërritja e tyre në Tokë me anë të një meteori.
Kur Superinteligjenca e fuqishme (Xhejms Kordën) zgjedh të studiojë personin më mesatar në Tokë "Kerëll Pitërs", fati i botës ndodhet në ekuilibër. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale vendos të skllavërojë, shpëtojë apo shkatërrojë njerëzimin, ngelet në dorën e Kerëllit që të vërtetojë se njerëzimi ia vlen të shpëtohet.
Kur një vajzë e re bëhet nënë zëvendësuese për një burrë rreth të 40-ave, këta dy të huaj kuptojnë se kjo marrëdhënie e papritur do të sfidojë perceptimet e tyre për lidhjen, kufijtë dhe veçoritë e dashurisë
Asistentja e modës, Maka sapo ka marrë jetën në duar pas një ndarje shkatërruese, kur Leo, burri që i theu zemrën kthehet. Duke kërkuar mbështetje nga mikeshat më të mira, Adriana dhe Himeja, të tria do të mësojnë se dashuria mund të jetë e komplikuar.
Një pleh i përdorur në një komunitet të pasur, të pajisur me porta hyrëse, bëhet burim i një mutacioni gjenetik që transformon banorët e tij në zombi. A do të munden një adoleshent dhe motra e tij e vogël të dalin nga ishulli i karantinuar para se të kthehen në bar?
Natën e Krishtlindjeve, Serxh është i vetmi mjek roje në urgjencë. I detyruar nga dhimbjet e papritura, detyrohet të kërkojë ndihmën e një shpërndarësi.
Ndërsa Lili është në dhimbje prej humbjes së vajzës, një zog luftarak ngre folenë afër shtëpisë së sajë. Zogu i egër, “tallet” dhe sulmon Lilin, e cila në atë kohë ndihej e pikëlluar. Nga përpjekjet për të dëbuar Zogun Yll, ajo zbulon dëshirën e sajë të madhe për të jetuar dhe gatishmërinë e sajë për të dhënë dashuri.
Dy vëllezër Vibhooti dhe Chiraunji, tantrikë, që meren me gjuetinë dhe zhdukjen e fantazmave për para, u caktohet një detyrë në një fshat të largët ku përballen me një fantazëm Kichkandi.