Katër mikesha të cilat vizitojnë një qytet të vogël rural të Kilit, sulmohen në mënyrë brutale nga një burrë dhe i biri i tij. Pasi nuk gjejnë dot ndihmë në qytezë ato vendosin të përballen vetë me këta burra bashkë me ndihmën e disa policëve. Por në këtë mënyrë ato zbulojnë se agresorët kanë në gjak trashëgiminë e drejtpërdrejtë të periudhës më të errët të Kilit dhe do iu duhet të përballen me armikun më të pashpirt.
Duke rrezikuar sigurinë e grupit të saj, një vajzë e re udhëton drejt një Parku Kombëtar ku motra e saj është zënë në grackë në një botë multi-dimensionale përbindëshash.
Pas vdekjes së babait, Aaroni kthehet në shtëpi për të ndihmuar nënën e tij të lënduar dhe për t'iu kthyer së shkuarës së vet. Duke kërkuar në gjërat e babait ai ndeshet me një objekt misterioz i cili fsheh shumë më tepër nga ç'duket.
Gjatë festës së saj të beqarisë, Kejsi, nusja e ardhshme pickohet nga një insekt i panjohur. Pasi kthehet në shtëpi e sëmurë, Kejsi fillon të shndërrohet në një insekt. Me kalimin e kohës ajo i dorëzohet instinkteve të reja dhe fillon të vrasë një nga një të afërmit e saj. Për këtë arsye, do të vihet në dyshim nëse ajo ruan akoma ndonjë ndjenjë njerëzore.
Gjatë shpërthimit të një murtaje vdekjeprurëse, një gruaje mistike i duhet të shpëtojë komunitetin e saj të vogël çifut nga pushtuesit e huaj, por qenia që ajo zgjon për ti mbrojtur është një e keqe akoma më e madhe.
Në vitin 1846 në një ishull të largët në brigjet perëndimore të Skocisë, tre të mbijetuar nga një fundosje misterioze e anijes së tyre tregtare e gjejnë veten të bllokuar në një ishull të vogël me mjegull. Përmes hetimit të kapitenit, ai zbulon se çdo vit rreth të njëjtës ditë do të ndodhte një tragjedi në det dhe të rinjtë nga ishulli do të vdisnin nga një sirenë fantazmë. A do t'ia dalin të shpëtojnë nga ishulli famëkeq me vetëm katër banorë?!
Dejv, një artist me një karrierën të dështuar, ndërton një labirint gjigant prej kartoni
në dhomën e tij të ndenjes. Kur grackat, kurthet dhe krijesat do të marrin jetë
gjërat do të bëhen interesante.
Në botën e artit ndonjëherë çdo gjë duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por kur një pronare galerie dhe punonjësja e saj zbulojnë dhe ekspozojnë pikturat e një artisti të panjohur më parë, gjërat kalojnë në paranormale. Një forcë e mbinatyrshme kthehet kundër të gjithë atyre që kanë përfituar nga ky art për t'u hakmarrë.
Disa kërcimtarë francezë mblidhen në një ndërtesë të largët, bosh, për të bërë prova në një natë dimri. Festa gjatë gjithë natës shndërrohet në një makth halucinacionesh kur mësojnë se në sangrinë e tyre kanë hedhur LSD.
Më 6 qershor 1944, në ditën e zbarkimit të Forcave Aleate në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh amerikanë zbulojnë veprat e tmerrshme të gjermanëve me popullin francez në laboratorët e nëndheshëm.
Për të fituar para, dy vajza marrin pjesë në një lojë perverse... por pasi gjërat komplikohen ato kuptojnë që paraja është gjëja e fundit që duhet të mendojnë.
Një bashkëshort e baba largohet për një udhëtim biznesi nga sa kuptohet, por me planin për të thirrur një prostitutë në dhomën e tij të hotelit e për ta vrarë pa lënë gjurmë.
Sinkronizimi i titrav me video u rregullua! Një akademi e njohur kërcimi përfshin në vorbulla errësire balerina të reja dhe të talentuara, si dhe një psikoterapist të pikëlluar. Disa do t'i dorëzohen këtij makthi. Të tjerë më në fund do të zgjohen.
Familja Bouen shpërngulet në një shtëpi të re. Por diçka e çuditshme po ndodh me atë shtëpi. Djali i tyre përpiqet t'i paralajmërojë. Gjërat përkeqësohen kur vajza e vogël e familjes zhduket dhe ata duhet të kërkojnë ndihmë.
Kur Niki Di Santo mëson se babai i tij jo vetëm që është gjallë, por edhe mund të zbulojë origjinën e dhuntisë së errët të birit të tij, ai niset në një udhëtim që e çon në një vilë të braktisur, të cilën ai kujtonte se ekzistonte vetëm në imagjinatën e tij fëminore.
Një bandë vrasësish të pamëshirshëm që udhëtojnë në autostradë rrëmbejnë një çift për të fituar para, por situata bëhet tronditëse pasi ata zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç duken.
Kur Monika kupton që e bija do të vdesë, merr masa ekstreme për të shpëtuar vajzën e saj, duke bërë një pakt me çmim më të lartë se mund ta imagjinonte...
Në qytetin e vogël dhe të qetë të Glimer Pikut fillojnë të zhduken fëmijë në mënyrë të mistershme. Kështu, adoleshentja rebele, Sofia, e dënuar me arrest shtëpie, fillon të dyshojë se legjenda urbane meksikane mbi lugatin Kukuji është e vërtetë dhe ai mund të jetë fajtori i këtyre zhdukjeve.
Një vrasës serial i maskuar kthen një park argëtimi në një shesh lojërash për veten e tij, duke terrorizuar një grup shokësh ndërkohë që të tjerët mendojnë se e gjitha kjo është pjesë e aktrimit.
Pushimet dimërore të tetë studentëve të mjekësisë, shndërrohen në një ankth të vërtetë pasi përballen me një kërcënim të paimagjinueshëm: zombiet nazistë.