Pasi 4 korrierë romakë, që nisen për të marrë lajme rreth murtajës, zhduken pa lënë gjurmë, Roma detyrohet të dërgojë legjionarët e saj më të mirë për të zbuluar të vërtetën. Me se do përballen ata në rrugëtimin e tyre?
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...
Kur Edna, matriarka e vjetër dhe vejushë e familjes, zhduket, vajza e saj Kei, dhe mbesa Sem, shkojnë tek shtëpia e vjetër e familjes për ta gjetur. Pas rikthimit të saj, filluan të venë re një prezencë të çuditshme që pushton shtëpinë dhe trupin e Ednës.
Në një të ardhme, ku teknologjia dhe qenia njerëzore kanë ndryshuar, mendja dhe trupi pushtohen me forma më mizore, të cilat shpesh, kërkojnë edhe zgjidhje më radikale.
Kur në një lagje të Buenos Airesit ndodhin disa ngjarje paranormale, një doktoreshë e fushës, një kolegu i saj dhe një ish-oficer policie vendosin të nisin hetimet dhe të zbulojnë misterin.
Një epidemi misterioze përhapet në të gjithë planetin: njerëzimi zhvillon një frikë irracionale nga hapësirat e hapura që shkakton vdekjen brenda sekondave. Së shpejti, e gjithë popullsia e globit gjendet e bllokuar brenda ndërtesave. Ndërsa Barcelona përfshihet nga kaosi, Mark niset nga një përpjekje për të gjetur Hulian, të dashurën e tij të humbur.
Një çift i ri shkon në një spital për të bërë një operacion plastik. Vajza do një zvogëlim gjoksi, mamaja e saj vjen të bëj një tërheqje fytyre. Duke u endur në një repart të braktisur, i dashuri sheh një grua të mbërthyer dhe të lidhur në një tavolinë operacioni; ajo është rezultat i një trajtimi eksperimental kundër plakjes. Ai e çliron atë, por nuk e kupton që me këtë do shkaktoj shpërthimin e një virusi që do të ndryshojë mjekët, pacientët dhe vjehrrën e tij në zombi të etur për gjak.
Yjet e dy televizioneve, konkurruese dhe përplasëse, të shfaqjeve paranormale takohen në një park argëtimi të braktisur, i cili përfundon të jetë epiqendra e ferrit. Tani ata janë të gjithë të bllokuar në një luftë të gjithanshme kundër së keqes së pastër.
Një kasap i ndrojtur dhe motra e tij binjake u larguan nga Britania e Madhe drejt aventurave në Australi në kërkim të nënës së tyre biologjike, por qytetarët në dukje tolerantë po fshehin një sekret të errët.
Nisan lajmërohet nga policia për vdekjen babait të saj, të cilin ajo kishte vite pa e takuar. Rikthimi i saj në shtëpinë e fëmijërisë për zgjidhjen e trashëgimisë, do të zbulojë sekrete të errëta të së shkuarës. Cili është misteri i gruas në portret? Duke u përballur me makthet e saj, Nisan duhet të hedhë dritë mbi misteret që e rrethojnë në mënyrë që të shpëtojë familjen e saj.
Skuadra speciale “ Maskarenjtë e ferrit “ dërgohet në një luftë civile për të marrë informacion. Skuadra së shpejti e gjen veten të bllokuar në disa shkallë të pafundme të detyruar të ngjiten ose të vdesin.
I mbijetuari i vetëm nga një incident enigmatik me anije kozmike nuk është kthyer në shtëpi vetëm, fshehur brenda trupit të tij është një krijesë e rrezikshme.
Në kërkim të aventurës Australiane, një çift amerikan do të përballen me botën e egër siç ata nuk do e kishin marrë kurrë me mend. Një propozim martese mbetet në Australi.
Një piktore e shkëlqyer që përballet me bllokimin më të keq krijues të jetës së saj, përpiqet me gjithçka që mundet për të përfunduar kryeveprën e saj, duke u përfshirë në një vorbull të drogës, seksit dhe vrasjeve në pjesën e fshehtë të qytetit të Los Angeles-it.
Kur ndalesa rutinë e një makine, rezulton në vdekjen e pashpjegueshme dhe mizore të kolegut të saj polic, Reneja është e vetmja që arrin të shikojë pamjet e incidentit. Ndërsa sulmet ndaj policëve shtohen, ajo përpiqet të kuptojë forcën e mbinatyrshme që qëndron pas tyre.
Pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës, një skuadër elitare e ushtarëve të forcave speciale duhet të depërtoj në një zonë karantine për të shpëtuar një shkencëtar që mban të vetmen kurë për të shpëtuar njerëzimin.