Ndërsa po bënin patrullimin rutinë në lagjen e tyre, një skuadër policie merr nje telefonate për ndihmë nga disa njerëz që ndodheshin në një vend të çuditshëm. Sapp arrijne atje hasen me të papriturën më të madhe të jetës së tyre.
Agjencia kripto-zoologjike Monark përballet me disa përbindësha me përmasa gjigante, përfshirë Godzillën e fuqishëm, i cili ndeshet me Mothran, Rodanin dhe armikun e tij më të fundit, Mbretin Gidora me tre koka.
Holli, një vajzë që është venitur deri në padukshmëri duhet të gjejë rrugën e shpëtimit me ndihmën e të vetmit njeri që mund ta shohë dhe ta dëgjojë, ish-boksieri Shejn Blekuell.
Duke u birësuar nga rrugët e Nasafit nga Mbreti Sharaman i Persisë, i riu Dastan rrite midis mbretërve dhe shumë shpejt fiton vendin e tij si luftëtar i madhe dhe princ. Por kur një spiun dërgon fjalë se Qyteti i Shenjtë i Alamutit po furnizon me armë armiqtë e Persisë, vëllai adoptues i Dastanit, Tasi, urdhëron pushtimin e qytetit të shenjtë dhe ndërsa qyteti është duke rënë Dastani përballet me Princeshën e bukur Tamina. Kur Mbreti Sharaman vdes nën rrethana misterioze dhe Dastani akuzohet për vrasjen e tij, ai arratiset me princeshën në një mision për të pastruar emrin. Duke mësuar nga Tamina motivet e vërteta të pushtimit të Alamutit, Dastani duhet të niset në një kërkim të rrezikshëm për të ndaluar komplotin e një tradhtari të lig duke patur në zotërim një armë mistike që kontrollon vetë strukturën e kohës.
Një vajzë e re me aftësinë që të thith frikën nga njerëzit e tjerë, duhet të mësoj të kontrolloj fuqitë dhe frikërat e saj, që të arrij të luftoj negativitetin që po shtohet në botë. Ajo nuk është vetëm në këtë detyrë, ekzistojnë dhe 5 të tjerë në botë, të cilët dihet t’i takoj.
Bazuar në romanin e Mike Mignola-s. Hellboi ndodhet mes dy botëve, botës së të mbinatyrshmëve dhe botës njerëzore.
Beteja e tij është kundër një magjistare të lashtë, e cila është e vendosur për hakmarrje.
Një grua e suksesshme transformohet në moshën e saj të adoleshencës, në një moment të jetës së saj, kur presionet e moshës së rritur bëhen të mëdha për t'u përballuar.
Klasiku Dambo, elefanti me veshët e mëdhenj, arrin të shpëtojë cirkun me aftësinë e tij për të fluturuar. Por bashkë me shokët e tij të vegjël, Millin dhe Xhoin, zbulojnë planet e errëta të pronarëve.
Një femër e shtypin agjentët meshkuj të sportit në agjencinë ku ajo punon,
por më vonë asaj i jepet dhuntia për të dëgjuar mendimet e brendshme të meshkujve.
Vdekja, i cili merr formën e një djali të ri, i kërkon një drejtori të medies që të jetë udhërrëfyes për ta mësuar atë rreth jetës në Tokë. Dhe gjatë kësaj kohe, ai bie në dashuri me vajzën e tij.
Kur një pilot motoçikletash, Xhoni Blaze, shet shpirtin e tij tek djalli për të shpetuar jetën e të atit, ai transformohet në Pilotin Fantazmë, gjahtari i djallit, dhe dërgohet të kapë gjithë mëkatarët.
Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Një shkollë e famshme Britanike shndërrohet në një fushëbetejë të përgjakshme kur një gropë nëntokësore shfaqet pranë territorit të një fabrike të përpunimit të gazit, duke çliruar tmerre të paimagjinueshme.
Ariani, një refugjat sirian që përpiqet të shkojë në Hungari nga Serbia bashkë me të atin, kapet nga policia kufitare dhe e gjen veten në një rrjet cinizmi dhe korrupsioni. Mirëpo, aftësitë e tij të mbinatyrshme bëjnë që dikush t'i vijë në ndihmë.
Gratë e tyre po skllaverohen nga celula lokale vampiresh lezbike falë një mallkimi të lashtë, të afërmit që ngelen nga qyteti rural dërgojnë dy njerëz të pafatë si një sakrificë.
Koulder është gjahtari i shtrigave që ka jetuar për 800 vite për shkak të mallkimit që i bëri mbretëresha e shtrigave. Tani ajo është kthyer përsëri dhe është detyra e Koulder që ta ndalojë.
Një studiues i mësimeve budiste është i bindur që njeriu duhet të jetoj që të plotësoj dëshirat e tij fizike dhe niset në udhëtim me qëllim që të josh gratë e familjeve të ndryshme. Ai i mbivlerëson aftësitë e tij dhe shkakton telashe për njerëzit që e rrethojnë.
Dekada pas vizitës së saj origjinale, dadoja magjike kthehet për të ndihmuar përsëri Benksat dhe fëmijët e Majkëllit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.