Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa ai bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës dhe fatit të universit të njohur, Pauli përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Në vitin 1933 në New York, një prodhues filmi tepër ambicioz, bashkë me ekipin e tij detyrohet të hidhet në ekuipazhin e një anije, për të udhëtuar në një ishull misterioz, ku ndeshen me Kong-un, një majmun gjigand, i cili bie në dashuri me protagonisten kryesore, zonjushën Ann Darrow.
Dy miq kalojnë gjithë kohën e tyre të lirë duke ndërtuar flakëhedhës dhe armë të shkatërrimit në masë me shpresën se do të ndodhë një apokalips global dhe do të pastrojnë pistën për bandën e tyre imagjinare "Nënë Medusa".
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Një ish-i dënuar rrezikon lirinë e tij të sapogjetur për të gjetur vajzën e një shoku të burgut. Pa e ditur të gjithë të vërtetën, ai sjell në pragun e saj, një rrezik të së kaluarës.
Amy dhe Mike çlirojnë një mallkim të lashtë kur vendosin të shohin një film. Dyshja duhet të ndjekë një regjisor të famshëm në një qytet plot me lugatë të uritur që të shpëtojë botën.
Vëlla e motër fillojnë të kërkojnë më shumë për gjyshin e tyre, një pilot kamikaz i Luftës së Dytë Botërore. Entuziazmi i tyre bie kur zbulojnë se gjyshi ishte njohur botërisht si një frikacak. Por ata këmbëngulin duke marrë vesh se kjo histori nuk ishte kaq e thjeshtë...
Nëntë të huaj, të bllokuar në një aeroport gjatë pushimeve, bashkohen për një udhëtim rrugor për Krishtlindje në Denver. Fatkeqësitë çojnë në lidhje të papritura dhe biseda të përzemërta.
U RREGULLUAN TITRAT! E ardhmja për pijetoren e fundit të mbetur, ‘’Lisi i Vjetër’’, në një fshat të Anglisë verilindore, ku njerëzit po largohen nga toka ndërsa minierat janë mbyllur. Shtëpitë janë të lira dhe të disponueshme, duke e bërë kështu një vend ideal për refugjatët sirianë.
Gaspari është një detektiv që punon për çështjen e një masakre masive. Gjatë punës, një informator i jep një pistë për zhdukjen e shoqes së tij të fëmijërisë Kirana, hakmarrja për të cilën bëhet qëllimi i 24 orëve të fundit të jetës së tij...
Pasi zgjohet në mes të një pylli pa kujtesë, një grua e re vihet nën shënjestër nga disa të huaj misteriozë me një qëllim kaq të paqartë sa kthimi i saj për në shtëpi.
Një ekipi veprimesh speciale të kryesuar nga pilotë elitarë, i jepet urdhër të testojë avionë të rinj luftarakë. Pas çdo fluturimi provë, ata sfidojnë kufijtë e qiellit dhe të vetvetes.
Tre shokë vendosin të festojnë ditën e fundit para se njëri prej tyre të shkojë në ushtri, me një vizitë në katakombet e Parisit. Kur zbulojnë bunkerin legjendar, pak e dinë se ajo nuk është e vetmja gjë që ushtarët nazistë kanë lënë pas...
E thirrur nga një telefonatë e papritur, një grua e moshuar, viziton shtëpinë e fshatit ku kishte jetuar në fëmijëri. Kujtimet për një djalë jetim, që kishte njohur 47 vite më parë, vërshuan në mendjen e saj.
Një vajzë tregon jetën me dy prindër me aftësi të kufizuara mendore dhe një familje të gjerë që nuk mund të bien dakord për mënyrën më të mirë për të ndihmuar.