Filmi është i bazuar në videolojën me njëjtin emër.
Një ish-anëtar i Jakuzave del nga burgu dhe përpiqet që të distancohet nga e kaluara e tij me Jakuzat. Gjatë rrugës ai takon një vajzë të vogël e cila kërkon mamanë e saj, kështu që ai vendos ta ndihmojë vajzën për të gjetur të ëmën e saj, por situata do të përkeqësohet, sepse mamaja e saj gjendet në rezidencën e një bosi famëkeq.
E dëshpëruar për punë Naja pranon rekomandimin nga shoqja për të punuar në një hotel me pesë yje pranë plazhit. Hotel i cili ka një rregull të çuditshëm "Dhoma 308" të mos hapet për asnjë arsye....
Kjo është historia e një studenti kinez, i cili dërgohet të jetojë ne mesin e barinjve mongol. Pasioni për natyrën do e çojë atë të përballet më një realitet ndryshe nga çfarë ishte mësuar. Pasi jepet një urdhër për shfarosjen këlyshëve të ujqve dhe ai gjen një këlysh ujku dhe do të do të bëjë gjithçka për ta rritur dhe fshehur atë, por...
Në qytet tashmë gjërat po ndryshojnë. Tailong do të zotërojë të gjitha territoret, duke përfshirë edhe pjesën e Mbretit. Xhei dhe Maliku ndihmojnë Mbretin që të mposhtë Tailong dhe të rifitojë territoret e tij, por edhe për të shpëtuar nënën e tyre.
Një snajperist i forcave speciale me një shenjëtër të jashtëzakonshme, pasi vret vëllanë e një bosi të drogës dhe bashkohet me Luftëtarët Ujk, duhet të përballet me disa mercenarë të cilët i dërgon bosi i drogës për të marrë hakun e vëllait.
Një zyrtar i korruptuar doganor gjen një sasi të drogës ku arrin të bëhet një gangster vicioz dhe së bashku me ekipin e tij do të ketë partneritet më të fuqishëm të krimit në Busan.
Në këtë vazhdim, ministër i parë Cao Cao bind perandori Han për të filluar një luftë kundër të dy Mbretërive, Xu dhe Wu, të cilat janë bërë të forcave aleate.
Për të mësuar të vërtetën e vdekjes së prindërve të tij, Tei bëhet një vrasës me pagesë edhe pse xhaxhai i tij ishte betuar se do ta mbante atë dhe vëllanë e tij larg telasheve, ata detyrohen për t'u hakmarrë.
Në qytetin e Gangnam mund të ndodh çdo gjë. Paraja i mbizotëron gjithçkaje. Tokat merren me dhunë e luftë. Shoku vret shokun vetëm për të zbatuar urdhrat e shefit të tij. Mohon gjakun e vet për të shpëtuar kokën e tij. Por çfarë tjetër mund të ndodh atje? Shikoni filmin për më shumë...
Një hajdut së bashku me miqtë e tij kryejnë një vjedhje të fundit përpara se të lënë profesionin. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç ishin menduar. Dhe hajduti vendoset përballë sfidave për të kryer vjedhjen dhe për të shpëtuar shokët e tij. Ndërkohë dikush kërkon t'i marrë paratë dhe ta vrasë.
Filmi ndjek betejën e vitit 1597 në Mjeongriang gjatë pushtimit Japonez të Koresë. Admirali i jashtëzakonshëm Ji Sun shin me një flotë prej 12 anijesh duhet t'i bëjë ballë flotës së frikshme japoneze prej 133 anijesh luftarake. A do mund t'i mbijetojë kësaj beteje Admirali apo do ta fitojë atë kundër të gjitha gjasave?
Një detektivi papritur i bëhet dita e vështirë, dhe ngjarjet e mëposhtme ndodhin për të në më pak se 24 orë: Njoftohet për divorc nga gruaja e tij. Mamaja i vdes. Shtyp aksidentalisht me makinë një person dhe përfshihet në një histori vërtet të ngatërruar...
Pasi kryen së një marifet të rrezikshme gjatë një shfaqje ajrore, pilot i Forcave Ajrore të Koresë së Jugut, Tae-hun përjashtohet nga Shqiponjat e Zeza dhe transferohet në një njësi tjetër. Atje miqësohet me pilotët e tjerë dhe bie në dashuri me të bukurën Se-Young. Kur një MiG i Koresë së Veriut...
Teksa zgjedhjet afrohen, kryetari i Triadës, Lok, përballet me kandidaturën e famullëve të tij. Në të njëjtën kohë, Xhimi kërkon të zgjerojë biznesin e tij në Kinë.
Tre roje të pallatit të Perandorit të Kinës dërgohen në një mision për të vrarë ish-kreun e Policisë Sekrete, por ky mision nuk shkon siç ishte parashikuar…
Shishio kërcënon qeverinë e Meiji dhe Japoninë me anijen e tij të hekurt. Në mënyrë që ta ndalojë atë, Kenshini mëson nga mjeshtri i tij teknikën finale të luftimit....
Një police miqësohet me një mjeshtër misterioz të arteve marciale, por gjërat përkeqësohen kur rezulton se ai është një xhelat i cili ka prerë kokën e një padroni të madh droge dhe e mban atë në çantë.
Një njësi speciale nën urdhrat e Perandorit të Kinës, gjatë dinastise Çing, të quajtur Gijotinat, përdor shpatat e përthyera për të eliminuar rebelët dhe kundërshtarët e tij. Pas mbërritjes së armëve të zjarrit nga perëndimi fati i Gijotinave është i hidhur...