Asako takohet dhe bie në mënyrë të çmendur në dashuri me Bakunë, i cili një ditë largohet menjëherë nga jeta e saj. Dy vjet më vonë, në Tokio, Asako njihet me Ryohein i cili ka një ngjashmëri të habitshme me dashurinë e saj të vjetër. Ata ndërtojnë një jetë të lumtur së bashku, derisa gjurmët e së kaluarës së Asakos të fillojnë të ringjallen.
Në periferinë dhe rrugicat e Kuala Lumpur, disa individë me probleme financiare, luftojnë për të rregulluar jetën e tyre duke gjetur shtigje të ndryshme, por ndërthuarja e jetëve të tyre çon në rezultate fatale.
Një punëtor kinez i një kompanie minierash në Australi zbulon se kompania e tij do të vendosë në zbatim një teknologji me rrezik për shëndetin dhe heton gjithë ngjarjet dhe situatën në kërkim të së vërtetës dhe parandalimit të së keqes në një rrugëtim të gjatë, plot rreziqe dhe plot kthesa.
Në 1990, kur bastet e lojës Go morën hov në Kore, Gui-su humbi gjithçka sepse babai i tij luajti derisa mbeti pa asgjë. I vetem në këtë botë, Gui-su takon një mjeshtër të madh dhe një mesues të lojës Go. Ai vendos të hakmerret mbi botën që i shkatërroi jetën, por shumë shpejt e gjen veten të ndjekur nga një i vetmuar, i panjohur, i ndjekur nga hakmarrja e tij.
Içi është një grua e verbër, e cila endet nëpër qytet me shamisenin e saj (kitarë japoneze me tre tela), por ajo ka aftësi shpate të jashtëzakonshme me të cilat lufton jakuzat dhe të ligjtë e tjerë.
Një peshkatari Koreano Verior i prishet aksidentalisht motori i varkës dhe ai përfundon në Korenë e Jugut. Gjatë hetimeve në Jug, ai kërkon me ngut të dërgohet në shtëpi.
Rrëmbyesi serial i miliarderëve, në kërkim të dëmshpërblimit, Logani, ka qenë në krye të krimit në Hong Kong. Tani, banda e tij synon të pasurit përtej Hong Kongut, ndaj ka ardhur koha që policia të ndërhyjë, duke u infiltruar në radhët e saj.
Një vullkan që qëndronte i heshtur, shpërthen papritur duke shkaktuar dëme të mëdha në Korenë e
Jugut dhe në Korenë e Veriut. Një profesor universiteti, harton një plan të çmendur për të frenuar
shpërthimet e mëtejshme.
Një gjimnaziste, që vuan bullizmin e bashkëmoshatarëve dhe një djalosh, që merret me punë të pista, akuzohen për vrasjen e një adoleshenteje. Çfarë historie i lidh bashkë, një studente të mirë dhe kriminel të vogël?
Ndjenjat e papritura lindin mes një djali dhe rivales së tij në boks dhe kjo gjë sjell ndryshimin e gjithë planit të tij për finalen e shumëpritur kundra saj.
Vrasësit profesionist me pagesë, zotit Long, i caktohet një detyrë e re në Japoni. Kur gjëra nuk shkojnë siç duhet, atij i duhet të zhduket. Me shumë plagë në trup, ai zgjedh të jetojë i strehuar në një qytet të vogël totalisht të harruar.
Me regji të Andrew Lau, filmi bazohet në një incident real të ndodhur në maj 2018, kur thyhet xhami i kabinës së një avioni pasagjerësh. Dhe kapiteni bashkë me ekuipazhin e tij, vendosen në rrezik mbi rrafshnaltën Tibetiane ku përballen dhe me një stuhie.
Disa të rinj nga klasa të ndryshme sociale në Pekin bashkohen për të formuar grupin e kërcimit më të mirë në Kinë dhe për të mësuar që familja është gjëja më e rëndësishme.
Në 1844, një zotëri feudal, dërgon burrat e tij në një maratonë torturuese, për të zbuluar nëse janë mjaftueshëm të fortë për t’u përballur me ardhjen e Amerikanëve. Duke keqkuptuar qëllimin e tij,, Shoguni nis vrasësit e tij.