Një nënë dhe vajzë e shurdhër ndërpresin një psikopat serial ndërsa ai përpiqet të pretendojë viktimën e tij të radhës, vetëm për të gjetur zemërimin e tij të drejtuar drejt tyre.
Një burrë i fiksuar pas karrierës dhe punës fillon të rimendojë gjithçka që është e rëndësishme për të, kur një njeri i çmendur dhe i rrezikshëm vendos në rrezik jetën e familjes së tij.
Gjashtë hajdutë dëshirojnë të ndryshojnë jetën e tyre duke vjedhur naftën e transportuar nëpërmjet tubacioneve nëntokësore në Kore. Por, ai që në nisje duket si një plan fitimprurës, do t’i vërë ata para zgjedhjeve të vështira për t’u bërë...
Për të shpëtuar njerëzit e tyre, Wu Wei dhe Liu Xiao mbledhin ekipin e përkohshëm të veprimit special. Ata zbulojnë vendin ku mblidhen kriminelët dhe pengjet e tyre dhe luftojnë me dhunë kundër tyre.
Sujin, e cila ka humbur kujtesën, për shkak të një incidenti të tmerrshëm, fillon të dyshojë për burrin e saj. Ajo e gjen veten të ngatërruar, midis realitetit dhe iluzioneve, të vërtetave dhe gënjeshtrave.
Në Kinën mesjetare, në kohën e tiranisë së Dinastisë Jin, Xin Qiji merr armët së bashku me bashkëfshatarët e tij për të rrëzuar Perandorin nga froni dhe për të bashkuar Kinën.
Vendosur në Dinastinë e vjetër Qing, ky film përshkruan historinë e Boksierit Hong Lin Shirong një kasap i trajnuar nga artisti marcial legjendar Uong Fei Hung. Ai ka për qëllim të mposhtë armiqtë dhe të vërtetojë pafajësinë dhe të bëhet legjenda e ardhshme që i sjell lavdi Boksit Hong.
Një gangster përpiqet që ta bëjë për vete një vajzë që ka rënë në dashuri. A do të mundet ai që t'ia fitojë zemrën asaj edhe të largohet nga punët e pista?
Një agjent special ka 8 vite i infltruar thellë në tregun e organizuar kriminal të Azisë, ku ai bëhet krahu i djathtë i një prej bosëve. Nik tani ka filluar të ndjejë besnikëri ndaj shoqërisë së re dhe parave.
Një vrasje ndodh në Tokio dhe detektivët Tang Ren dhe Kin Feng marrin një ftesë për ta investiguar. Një beteje midis detektivëve më të mirë të Azisë nis duke sjellë edhe shumë humor.
Pasi dështon të bëhet polic, një entuziast misterioz shkon të vizitojë kushëririn e tij të pafat në Tajlandë. Njëri është mendjehollë dhe tjetri një dështak, por së bashku ata do të zgjidhin një vrasje.
Çfarë ndryshimi sjell një sekondë? Ndryshimin midis jetës dhe vdekjes? Një baba i vetëm mëson se duhet të përdorë fuqinë e tij për të parashikuar të ardhmen në një sekondë. Kur aftësia e tij zbulohet, një tifoz boksi e bind atë që ta përdorë fuqinë e tij në ringun e boksit.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Para se të ishte një mbrojtës i popullatës, Kenshin ishte një vrasës i frikshëm i njohur si Battosai. Por kur takon Tomoe Yukishiro -n e butë, historia e tij fillon të ndryshojë.
Bazuar në video-lojën japoneze me të njëjtin emër, kjo është historia një lufte për lavdi, pushtet, besnikëri midis forcave të ndryshme kundërshtare në Kinën e vjetër.
Vendosur në fund të viteve 1920, "Koha e Hijeve" ndjek lojën macja dhe miu që shpaloset në mes të një grupi luftëtarësh të rezistencës duke u përpjekur për të sjellë eksploziv nga Shangai për të shkatërruar objektet kryesore japoneze në Seul, dhe agjentët japonez duke u përpjekur për ti ndaluar ata. Një oficer i talentuar i policisë japoneze, i cili ishte më parë në lëvizjen për pavarësi ,është midis një dileme mes kërkesave të realitetit të tij dhe instiktit për të mbështetur një kauzë të madhe.
See-jin, një grua e re që jeton në një apartament të vjetër në një periferi të Seulit, zbavitet duke përgjuar dritaret e komshinjve të saj. Një ditë, ajo vëren se dritat e disa prej këtyre apartamenteve fiken në të njëjtën kohë. Ajo fillon të dyshojë se kjo ka lidhje me një seri vdekjesh misterioze në lagje. Ajo përfshihet gjithnjë e më thellë ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin.
Gintoki, Takasugi dhe Katsura, luftojnë forcat që kanë zaptuar terminalin. Anija po thith fuqi të tepruar, duket e futur në trupin e Shouyou, për t'i dhënë pavdekshmërinë.