Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.
Kur një vrasës me pagesë (Steven Seagal) takon një vajzë në arrati nga shefi mafioz (Vinnie Jones) me lidhje të fuqishme politike, ai duhet të marri vendimin nëse duhet të mbrojë vajzën apo t'i qëndrojë besnik agjensisë qeveritare e cila e punësoi për misionin.
Ky film tregon për dy vëllezër të pastrehë, në Kurdistan, të cilët pasi shohin një pjesë të filmit "Supermani" nisin përgatitjet për të shkuar në Amerikë. Qëllimi i tyre është i thjeshtë: T'i kërkojnë Supermanit të ndëshkojë Sadam Huseinin dhe t'ua kthejë prindërit në jetë...
Kjo është historia e një studenti kinez, i cili dërgohet të jetojë ne mesin e barinjve mongol. Pasioni për natyrën do e çojë atë të përballet më një realitet ndryshe nga çfarë ishte mësuar. Pasi jepet një urdhër për shfarosjen këlyshëve të ujqve dhe ai gjen një këlysh ujku dhe do të do të bëjë gjithçka për ta rritur dhe fshehur atë, por...
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.
Një veteran i luftës civile fillon udhëtimin për shpëtimin e mbesës së tij nga një fis indian. Por a do t'ia arrijë qëllimit? Shikoni filmin për më shumë...
Inspektori i Interpolit Zenigata nis një kërkim mbarë botëror për hajdutin e shumë kërkuar Arsen Lupën III. Cilat janë motivet që e shtyjnë Lupën për të vjedhur? A do t’ia arrijë ai ti shmanget arrestimit nga Interpoli? Çfarë misteresh fshihen pas kësaj historie? Ju ftojmë ti zbuloni…
Pas disa javësh udhëtimi në Europë, Uilliami e gjen veten në Kopenhagen, vendilindjen e babait të tij. Aty fillon aventura e tij së bashku me një vajzë vendase ku të dy ata zbulojnë dashurinë e vërtetë...
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.
Filmi ndjek betejën e vitit 1597 në Mjeongriang gjatë pushtimit Japonez të Koresë. Admirali i jashtëzakonshëm Ji Sun shin me një flotë prej 12 anijesh duhet t'i bëjë ballë flotës së frikshme japoneze prej 133 anijesh luftarake. A do mund t'i mbijetojë kësaj beteje Admirali apo do ta fitojë atë kundër të gjitha gjasave?
Një kapiten nëndetëseje bashkohet me ish punëtorët e tij në kërkim të një nëndetëseje, të përfolur se është e mbushur plot me ar, në thellësitë e Detit të Zi.
Larry (Ben Stiller) përfshin gjithë globin, duke bashkuar personazhe të dashur dhe të rinj në një kërkim epik për të shpëtuar magjinë, përpara se ajo të zhduket përgjithmonë.
Kur një kalorës e aspiron Garethin të shkon në kërkim të një komete e cila ka rënë dhe thuhet që ka ari aty, ati i ndodhe një gjë e pazakonte ai më shumë tronditet kur gjen dragoin. Pasi dragoi i'a shpëton jetën Garethit, të dy lidhen bashke dhe duhet të luftojnë s'bashku për të mposhtur një magjistar të fuqishëm dhe për të ndaluar mbretërinë e tij.
Katnis Everdin është në rrethin e 13-të pasi ajo thyen lojrat gjithmonë. Nën udhëheqjen e Presidentes Koin dhe këshillat e miqve të saj të besuar, Katnis hap krahët e saj siç vetëm ajo di dhe lufton për të ruajtur Pitan dhe inkurajon një komb të tërë të lëvizur përpara. Kjo luftë do përcaktojë fatin e Panemit përgjithmonë.
Një ekip filmik i "National Geographic", merret peng nga një gjahtar i çmendur, i cili i merr ata me vete në kërkimin e tij për të kapur gjarpërin më të madhë vdekjeprurës në botë.
Pasi me shumë vështirësi i mbijeton vdekjes kur përballet me një Tank “Tiger të Bardhë” misterioz, ushtari i Ushtrisë së kuqe Ivan fiksohet për ta gjetur dhe ta shkatërrojë atë.
Një shtrigë u jep mësime të rëndësishme personazheve të ndryshëm të përrallave më të famshme nga Vëllezërit Grimm për fëmijë siç janë Kësulëkuqja, Hirushja, Xheku dhe fasulet magjike dhe Rapunzel.
Kapiteni, Kovalski, Riko dhe ushtari bashkojnë forcat me organizatën e fshehtë "Era e Veriut" që të ndalojnë keqbërësin dr. OKtavius Tentakulën për të mos shkatërruar botën që njohim.