Teksa Perandoria Romake shkatërrohet, Romulus Augustusi i ri largohet nga qyteti dhe drejtohet për në Britani për të gjetur mbështetësit e tij të fundit.
Një grup shkencëtaresh fillojn një ekspeditë shkencore për të kërkuar një lule të quajtur Orkide , e cila mund të zgjas jetën. Por ekspedita e tyre nuk shkon ashtu siç kan menduar , pasi qe ata bien ne kurthin e Anakondav më të rrezikshme tokësore.
Forca-G, një komedi aventurë që flet për evolucionin më të fundit të programeve të mbuluara qeveritare në trajnimin e kafshëve për të punuar për spiunazhin. Të armatosur me pajisjet të teknologjisë më të fundit për spiunazh, këto kavie tepër të stërvitura zbulojnë se fati i botës është në putrat e tyre. Pjesëtarë të G-Force janë Darvini, lideri i skuadrës i vendosur të arrijë suksesin me çdo çmim, Blasteri, një ekspert armësh me qëndrim dhe një dashuri të madhe për të gjitha gjërat ekstreme, dhe Huarezi, një profesioniste seksi e arteve marciale, plus miza eksperte e zbulimit, Muç dhe një urith me hundë në formë ylli, Spekëllsi, specialisti i kompjuterave dhe informacionit.
Marinsat e Hapësirës dërgohen për të hetuar disa ngjarje të çuditshme në një bazë kërkimi në Mars por e gjejnë veten përballë disa makinerive vrasëse të modifikuara gjenetikisht....
Një zanë hakmarrëse nxitet të mallkojë një princeshë të posalindur, por zbulon se fëmija mund të jetë një person i cili mund të sjellë paqe në vendin e tyre të trazuar.
Tom Nikersoni i moshuar kujton se si në vitin 1819 doli në det si djalë kabine në anijen e gjuetisë së balenave "Eseks", duke lënë Nantuketin. Kapiteni i tij Xhorxh Polard e mori përzemër duke qenë se gjente ngjashmëri me të nga historitë e gjyshit të tij. Në një ditë të stuhishme, kur ushqimet e tyre ishin pakësuar, shpresa e tyre u rrit nga kapja e një balene. Dy muaj më vonë, një balenë tjetër u shfaq dhe e fundosi anijen, gjw që Tomi mendonte se ishte akt hakmarrjeje. Më pas, ekuipazhi përpiqet me çdo kusht të gjejë një mënyrë për të mbijetuar në det të hapur.
Një plan për vjedhje merr një tjetër drejtim drejt rekrutimit në forcat e policisë për dy miqtë e rinj. Gabimisht hynë në stacionin e policisë në vend të dyqanit që do vidhnin. Nga aty nis aventura e tyre si policë. Duke patrulluar rrugët e Majemit, bëhen pjesë e një hetimi për vrasje edhe të shumë aventurave të tjera.
Bëhuni gati për aventurën më të mahnitshme të jetës suaj në Monte Karlo! Selena Gomez ndriçon ekranin si Greis, një maturante gjimnazi me shpirt të madh që mezi pret të shkojë me pushime në Paris bashkë me shoqen e saj të ngushtë Emën dhe vajzën e njerkut Meg. Sapo vajzat mendojnë se udhëtimi i tyre është shkatërruar kur ciceroni i tyre tepër aktiv i lë mbrapa, Greisi ngatërrohet me një trashëgimtare të pasur dhe treshja përfundon në Monte Karlo për një javë emocionuese plot luks, magji dhe argëtim të paharrueshëm!
Një vajzë që quhet Sofi, ndeshet me Gjigantin e madh e miqësor që, krahas pamjes së tij frikësuese, del që ka një shpirt të mirë, i cili konsiderohet nga gjigantët e tjerë i dëbuar, pasi ndryshe nga ata, ai nuk pranon të hajë fëmijët.
Peshku blu miqësore, por harraqe, fillon një kërkim për prindërit e saj të humbur, dhe të gjithë mësojnë rreth kuptimit të vërtetë të familjes, përgjatë udhëtimit të saj.
Një ish-ushtar i Forcave Speciale shkon prapa në kohët mesjetare për të përmbushur një profeci të lashtë dhe përfundon deri në gjetjen e shpjegimit të tij ne përvojat e betejës se veta.
Kur ata punësohen për të rimarrë një thesarin të humbur, zhytësit Sebastian dhe Dania të cilët janë çift, mendojnë se u ka buzëqeshur fati. Por kur i afrohen fatit të tyre, çifti fillon të dyshojnë punëdhënësit dhe dalin në një konkluzion trishtues...
Në vitin 10.000 para Krishtit, një gjahtar humbet gruan e tij nga një luftëtar i keq, kështu që mbledh së bashku një ushtri masive për të përshkuar shkretëtirën duke luftuar gjithë sjelljet e njeriut dhe të kafshëve vetëm e vetëm për të zbuluar një qytetërim të humbur dhe për të planifikuar një shpëtim të guximshëm.
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj
do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Një bilioner intelektual dhe dy burra të tjerë më të rinj, bashkohen për të mbijetuar pasi ngecin në botën e egër të Alaskës me një ari Kodiak të etur për gjak i cili i përndjek gjatë gjithë kohës.
Dragonball: Evolution është i bazuar në filmin e animuar japonezë të krijuar nga Akira Torijama. Aventura plot aksion përqëndrohet te një skuadër luftëtarësh, që secili prej tyre zotëron aftësi të veçanta. Së bashku, ata mbrojnë Tokën nga një forcë e prirur për të dominuar Universin dhe për të kontrolluar objektet mistike prej të cilave mori edhe emrin filmi.