Një ekip astronautësh ndërkombëtarë është dërguar në një mision të rrezikshëm për të ringjallur diellin që është në prag të vdekjes me një bombë atomike.
Alisa kthehet atje ku filloi gjithçka, atje ku korporata Umbrella po mbledh forcat për një goditje të fundit kundër të mbijetuarve të të mbetur nga apokalipsi.
Duke kërkuar një mënyrë për t'u larguar nga jeta dhe qyteti ku lindi, Tripi, një gjimnazist, ndërton Kamionin Monstër nga pjesë të makinave të braktisura. Pas një aksidenti në fabrikën e naftës shfaqet një krijesë e cuditshme dhe e pazakontë, e apasioniar pas shpejtësisë. Trip ka gjetur zgjidhjen për t'u larguar nga qyteti dhe njerëzit e padëshiruar.
Xheki është një agjent sekret të cilin e punësojnë për të gjetur arin e fshehur në shkretëtirën e Saharasë.Mirëpo,shumë shpejt do të kuptojë që nuk ështe i vetmi në kërkim të arit.
Kur Kallum Linç eksploron kujtimet e paraardhësit të tij, Agilarit, dhe fiton aftësitë e një Vrasësi Mjeshtër, ai zbulon që është pasardhës i shoqërisë sekrete të vrasësve.
Ndjekja epike që Scrat i bën frutit të pakapshëm të lisit e katapulton atë jashtë Tokes, ku ai aksidentalisht nis një seri ngjarjesh kozmike, të cilat transformojnë dhe kërcënojnë planetin. Për të shpëtuar veten nga rreziku, Manny, Sid, Diego dhe pjesa e mbetur e tufës lejnë shtëpitë e tyre dhe nisin një kërkim plot me entuziasëm e hare, ngjitje e zbritje, të qeshura aventura, teksa udhëtojnë drejt tokave të reja ekzotike dhe ndeshen me një mori karakteresh të reja plot gjallëri.
Luani Aleks, zebra Marti, gjirafa Melman dhe hipopotami Gloria luftojnë ende që të kthehen në shtëpinë e tyre në kopshtin zoologjik në Nju Jork. Natyrisht që edhe mbreti Xhulian, Mori dhe pinguinët do të jenë pjesë e kësaj aventure. Udhëtimi i tyre këtë herë do t'i çojë në Evropë ku do bëjnë zbulimin e radhës: një cirk të rënuar, të cilin do ta ngrenë nga e para për ta përdorur që të përmbushin misionin e tyre.
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Një anije që po transporton pasagjerë në një planet të ri përballet me disa probleme dhe si pasojë dy prej pasagjerëve zgjohen nga gjumi 90 vite para kohës së caktuar.
KITT është një makinë inteligjente që mund të hakojë çdo sistem, me armë të fuqishme si një avion xhet dhe përdor hologramet për t'u shndërruar në çdo lloj makine tjetër.
"Në kërkim të një miku në fund të botës" : Teksa një asteroid i afrohet Tokës, një burrë gjendet vetëm pasi gruaja e lë. Ai niset në një udhëtim me fiksimin e gjimnazit por fqinji i tij ka ndërmend t'ia prishë planin.
Ralfi Shkatërrues dëshiron të bëhet po aq i dashur sa karakteri i mirë i lojës së tij, Feliksi Rregullues. Problemi është se askush nuk e do karakterin e keq. Por ama të gjithë adhurojnë heronjtë... Kështu që, kur një lojë moderne mbërrin me karakter Rreshterin e fortë Kaloun, Ralfi e shikon si biletën e tij drejt heroizmit dhe lumturisë.
IMF-ja mbyllet pasi përfshihet në bombardimin e Kremlinit, duke bërë që Ithan Hant dhe skuadra e tij të bëhen të jashtëligjshëm për të pastruar emrin e organizatës...
Një vajzë e re përdor talentin e saj në lundrim për t’u nisur drejt një ishull imagjinar. Aventurës së saj i bashkohet heroi i saj, gjysmëperëndia legjendare Maui.
Kur tre adhurues të Kukullave mësojnë se Teks Riçmani ka në plan të shpojë poshtë teatrit të Kukullave për naftë, Geri, Meri dhe Uolteri nisen për të gjetur kukullat që janë ndarë prej vitesh. Kermiti jeton në vilën e tij i dëshpëruar, Gonzoja është një sipërmarrës i lartë pajisjesh hidraulike, Fozi performon me një bandë që u atribuohet Kukullave të quajtur Kokollat, zonjushë Pigi është redaktorja e masave të mëdha në revistën Vogue të Parisit dhe Kafsha është në një qendër rehabilitimi të famshmish për kontrollimin e inatit në Santa Barbara.
E.B., djali adoleshent i Lepurit të Pashkëve, niset drejt hollivudit i vendosur që të bëhet baterist në një grup rrok & rolli. Në Los Anxheles, ai strehohet nga Fredi, pas një aksidenti me makinë...
Pasi Shredëri bashkon fuqitë me shkencëtarin e marrë, Bekstër Stokmen, Bibopin dhe Rokstedin për t'i dhënë fund botës, Breshkat Ninxha duhet të përballen me një armik më të fuqishëm: me Krengun famëkeq.