Moska bashkëkohore. Një lojtar i talentuar kumari mbledh një grup njerëzish me aftësi të mbinatyrshme për të fituar shuma të mëdha në një kazino. Por, ata përballen me një rival shumë më të fortë dhe mistik... Dhe, për t’u përballur me të, duhen kapërcyer disa kufij të rrezikshëm dhe të pazakontë.
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.
Kur një numër i madh përbindëshash, të njohur si Kaixhu, filluan të dilnin nga deti, nisi një luftë që do të merrte miliona jetë dhe që do të konsumonte burimet e njerëzimit për vite me radhë. Për t’i luftuar Kaixhu-të gjigante, u shpik një lloj i veçantë arme: robota masivë, të quajtur Jager, që kontrollohen njëkohësisht nga dy pilotë mendjet e të cilëve janë të lidhura me një urë nervore. Por akoma dhe Jagerat po dalin të padobishëm përballë Kaixhu-ve të pamëshirshëm. Në prag të humbjes, forcat që po mbrojnë njerëzimin nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të kërkojnë ndihmën e dy heronjve të papritur - një ish-piloti të mbaruar dhe një rekruteje të re të paprovuar. Së bashku, ata janë shpresa e fundit e njerëzimit kundër apokalipsi të ardhshëm.
Bazuar në ngjarje të vërteta!
Grabitësi Uiskit ishte një nga grabitësit e bankave më të famshëm në Hungari. Ai pinte uiski përpara çdo grabitjeje. Kjo është historia e tij.
Detektivi Roland Drake fillon të hetojë një çështje të komplikuar për gjetjen e një diamanti shumë të çmuar. Rreziqe dhe mistere e presin gjatë këtij hetimi.
Në vitin 1892, një kapiten legjendar i ushtrisë amerikane, pranon të shoqërojë një shef të indigjenëve dhe
familjen e tij në shtëpi, nëpërmjet një territori të rrezikshëm.
Pas betejës në mes Autobotëve dhe Diseptikonëve që ndryshoj Çikagon, njerëzimi mendon se të gjithë alienët paraqesin kërcënim permanent. Herlod Atinxher, një agjent i CIA-s themelon një njësi që ju vihet pas alienëve. Por, del të mos jetë pikërisht ashtu, ngase ai në marrëveshje të fshehtë me Lokdaunin janë në kërkim të Optimus Prajmit.
Richthofen shkon në luftë si mijëra njerëz të tjerë. Si pilotë luftarakë, ata bëhen heronj kultesh për ushtarët në fushat e betejës. Të shënuar nga sjellja sportive, saktësia teknike dhe pasuria kalorësie, ata kanë kodin e tyre të nderit. Para shumë kohe ai fillon të kuptojë se statusi i tij heroi është mashtrues. Dashuria e tij për Kate, një infermiere, ja hap sytë ndaj brutalitetit të luftës.
Meri është një vajzë e vogël që jeton me teton. Një ditë kur gjen Lulen e Shtrigave, filloj aventurën më të bukur të jetës ku provon edhe fuqitë magjike.
Historia e katër të rinjve që teletransportohen në një univers të rrezikshëm alternativ që ndërthur formën e tyre fizike në një mënyrë tronditëse. Ata duhet të mësojnë që të kontrollojnë aftësitë e tyre të reja dhe të punojnë për të shpëtuar Tokën nga një mik i tyre i vjetër që tashmë është shndërruar në armikun e tyre.
Një luftëtar shpirtëror i indianëve të Amerikës, Tonto, tregon historitë e pathëna që transformuan Xhon Ridin, një njeri të ligjit, në një legjendë të drejtësisë. Dy heronjtë e papritur duhet të mësojnë të bashkëpunojnë dhe të luftojnë kundër lakmisë dhe korrupsionit.
Një pasardhëse i një fisi fluturuesish vihet në kërkim të disa perlave magjike. Kur ato bien në dorën e një njeriu, ajo bashkohet me një grup të pazakontë heronjsh për të shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi.
Një biologe bën një marrëveshje të shkojë në ekspeditë në një vend të rrezikshëm, ku ligjet e natyrës tashmë nuk aplikohen më, për të zbuluar një të vërtetë të madhe.
Një vajzë e turpshme e cila adhuron filmat por jo realitetin përballet me realitetin e çuditshëm të filmave të regjisorit Federiko Felini. Ajo niset në një udhëtim nëpër Itali në kërkim të tij dhe përgjigjeve të pyetjeve të saj. A do ta gjejë ajo atë që kërkon?
Semi niset për të ngjitur majën me të larte të botes, Everestin qe të jete i denje ne sytë e Nadias, dashurisë se tij të fëmijërisë. Me çfarë do të përballet ai ne ketë udhëtim dhe a do arrije ta fitoje Nadian?