Detektivi veteran Sang-gil dhe policja Eun-jong janë në krye të një çështjeje që duket si vetëvrasje. Sang-gil fillimisht mendon se ishte një aksident, por shenjat e kafshimit të qenve të zbuluara në trup e çojnë atë të besojë se dikush kishte terrorizuar dhe kishte vrarë viktimën.
Kur një shoumen në Las Vegas, Badi Izrael, kthehet në spiun dhe vendos të dëshmojë kundër Mafias, shumë njerëz vendosin që ai s'duhet të marrë më frymë...
Historia e katër të rinjve që teletransportohen në një univers të rrezikshëm alternativ që ndërthur formën e tyre fizike në një mënyrë tronditëse. Ata duhet të mësojnë që të kontrollojnë aftësitë e tyre të reja dhe të punojnë për të shpëtuar Tokën nga një mik i tyre i vjetër që tashmë është shndërruar në armikun e tyre.
Plani i çmendur
Një burrë dhe gruaja e tij futen në një borxh të madh në lojëra fati dhe pastaj aksidentalisht përfshihen në një garë me disa gangsterë për të marrë një pasqyrë magjike.
Nje seri vrasjesh të tmerrshme po shqetësojnë detektivët Vinke dhe Verstuft. Ndërkohë që vrasësi serial po përzgjedh një viktimë të re, një e mbijetuar e tij josh Verstuftin duke shkaktuar edhe më shumë probleme për çështjen.
Një luftëtar shpirtëror i indianëve të Amerikës, Tonto, tregon historitë e pathëna që transformuan Xhon Ridin, një njeri të ligjit, në një legjendë të drejtësisë. Dy heronjtë e papritur duhet të mësojnë të bashkëpunojnë dhe të luftojnë kundër lakmisë dhe korrupsionit.
Një pasardhëse i një fisi fluturuesish vihet në kërkim të disa perlave magjike. Kur ato bien në dorën e një njeriu, ajo bashkohet me një grup të pazakontë heronjsh për të shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi.
Një film aksion me aktorë të mrekullueshëm shqiptar dhe belg, i cili është përshtatur në rregullat e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Në këtë film do të shikoni një seri vrasjesh dhe përçarje të mafies shqiptare dhe policisë në Belgjikë. Mos e humbisni!
Pasi një polic amerikan është dëshmitar i vrasjes së kolegut të tij në një transaksion droge në Tajlandë , e gjen veten në anën e kundërt të ligjit.
Pavarësisht dëshirës së tij për t'u larguar nga ai vend, bashkohet me një ish-mercenar për te vendosur drejtësi për vrasjen e kolegut të tij.
Ekspozuar gjatë një tregtie të paligjshme armësh e cila shkon gabimisht në Berlin, një njeri i Koresë së Veriut “fantazmë” agjent i cili gjen veten në shënjester e një kërkimit ndërkombëtar. Ai ishte tradhtuar nga gruaja e tij apo vendi i tij? Ai duhet të jetë i pergatitur për të bërë sakrificën e fundit.
Jin-hong është një prokuror i rreptë i cili është i fiksuar të gjejë njeriun që i vrau mamanë.
Shumë shpejt do të bëhet vetë ai i dyshuari kryesor, kur gruaja e vdekur ringjallet për të vendosur drejtësi.
Arkeologia, Alabama Çening, rekrutohet nga një miliarder misterioz për të ndihmuar në gjetjen e një relike antike kineze; i njëjti thesar që nëna e saj kishte kërkuar para se të vdiste...
Ai që nisi si një mision i thjeshtë shoqërimi, kthehet shumë shpejt në kaos pasi të burgosurit e burgut Koh Kla marrin drejtimin e tij. Një njësi speciale bllokohet në burg dhe duhet të luftojnë për të mbijetuar dhe për të mbrojtur një dëshmitar të rëndësishëm.
Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.
BAZUAR NË NJË HISTORI TË VËRTETË! Një djalë nga Harlemi, i detyruar të përballet me skenën e drogës në vitin 1980, ndërton një perandori të paligjshme, vetëm duke u treguar i ndërgjegjshëm. Por sa vështirë do të jetë për ta krijuar dhe për ta mbajtur këtë perandori dhe a do të zgjasë shumë kjo?
Një vrasës me pagesë pranon dhe një punë të fundit, në mënyre që paratë e marra t'i përdorë për t'i thyer shikimit një vajze që qëlloi aksidentalisht. Por, ai nuk e di që kjo do t'i sjellë mjaft telashe.
Në kërkim të një litari shpëtimi për ekipin e tij të garave off road, ish-lojtari Raden, merr në skuadrën e tij një hajdut makinash që po kërkon një shans të dytë. Por, ndërsa dy botët e tyre përplasen, ata duhet të luftojnë për të krijuar një aleancë të suksesshme edhe në pistën e garave.
Pas një vdekjeje të papritur, zjarrfikësi Ja-hong dërgohet në jetën e përtejme nga tre mbrojtësit e tij. Vetëm pasi të kalojë 7 gjykime në 49 ditë dhe të provojë pafajësinë e tij në botën e të gjallëve, do mund të rimishërohet dhe tre mbrojtësit e tij do i qëndrojnë pranë gjatë gjithë gjykimeve.