Të grabitur nga vetë mbreti i tyre, një grup vikingësh arratisen nga fati tragjik në kërkim të një vendi më të sigurtë ku të mund të jetojnë të lirë. Pasi ndeshen në një betejë tepër të vështirë grupi zbarkon në brigjet skoceze, toka armike e banuar nga një mbret cinik dhe I paskrupullt bashkë me një ushtri mercenarësh të pamëshirshëm.
Çejs Uolker, vrasësi i peshkaqenëve, por, njëkohësisht urryes i oqeanit, do të fillojë një aventurë për të vrarë peshkaqenin që mban
diamantin më të madh të botës. Më pas, ai kupton që nuk është vetëm ai pas këtij diamanti, pasi Niks po e kërkon atë, gjithashtu.
Dejv Skajlark dhe Aron Rapoport drejtojnë shfaqjen e njohur për VIP-at "Sonte Skajlark." Kur marrin në intervistë një fans të tyre që s'e prisnin, dikatorin Koreano-Verior Kim Jong-un, ata rekrutohen nga CIA për të shkuar në Pjongjang dhe për ta vrarë...
Kur dy vëllezër detyrohen të marrin pjesë në Luftën Koreane, vëllai i madh vendos të ndërmarrë misionet më të rrezikshme për të mbrojtur më të voglin nga betejat e ashpra.
Lara Kroft, vajza guximtare dhe e pavarur e një aventurieri të zhdukur, duhet ta shtyjë veten përtej limiteve të saj kur gjendet në ishullin ku u zhduk babai i saj.
Pas vdekjes së dyshimtë të babait të tyre, dy vëllezër duhet të motivojnë për t'u kthyer përsëri në motorë dhe të fitojnë kampionatin e Motorkrosit në Las Vegas.
Dr. Paul Kersey është një kirurg traume më përvojë, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpëtuar jetë. Pas një sulmi mbi familjen e tij, Paul nis misionin e tij për drejtësi.
GRINGO, një komedi e errët e përzier me një intrigë dramatike, hulumton betejën e mbijetesës për biznesmenin Harold Sojinka (David Oyelowo) kur ai e gjen veten duke kaluar nga një qytetar që i bindet ligjit tek një kriminel në kërkim.
Për të kaluar fshehurazi 4 milionë dollarë nga një postbllok policie, një bandë kriminele i fsheh paratë në valixhet e familjes Siduell që nuk dyshon asgjë ndërsa është rrugës për të shkuar me pushime. Tani, duke qenë se kaluan nga pika e kontrollit, banda i do paratë mbrapa dhe nuk do të ndalojë përpara asgjëje për t’i marrë. Të ndjekur dhe të terrorizuar, Siduellët bëhen gati të luftojnë me katër vrasës të pamëshirshëm.
Në vitin 1206 Norvegjia është e pushtuar nga lufta civile. Djali jetim jashtë martese i mbretit, Hakon Hakonsson, të cilin e do të vdekur gjysma e mbretërisë, ruhet fshehurazi nga dy burra. Një histori që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Zjarri, një nga forcat më të fuqishme të natyrës vret dhe hap terror edhe pse siguria në qytetet e ditëve të sotme është e sofistikuara. Tani dy vëllezër duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë dhe të arratisen nga ferri.
Lusi, rrëmbehet paritur në një ujdi të errët, pasi në trupin e saj futet një drogë e pa njohur më parë, ajo transformohet në një luftëtare e pamëshirshme dhe e zgjuar përtej logjikës njerëzore.
Në vitin 1962 qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ndihmën e mutantëve me superfuqi për të ndaluar një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur për të filluar Luftën e Tretë Botërore.
Një agjent i Koresë Jugore i pushuar nga puna dhe një spiun i dezertuar i Koresë Veriore takohen rastësisht pas gjashtë viteve dhe fillojnë një biznes së bashku, të dy me synimin për të vjedhur informata nga njëri-tjetri.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Xheik Pentekost, djali i Staker Pentekost bashkohet me Mako Morin për të drejtuar një brez të ri pilotësh Jegerash, duke u munduar të shpëtojnë edhe një herë botën nga Kaixhutë dhe armiqtë e tjerë.
Katër shokë - Xhoni, Beni, Timi dhe Majkëlli, pasi grabisin një kazino rastësisht përfundojnë në Lituani, të ndjekur nga një bandë e rrezikshme të cilët duan paratë që ua vodhën 4 shokët...
Li Kang-hi, një redaktor në një revistë të famshme, bën që Senatori Jang Pil-vu të jetë në krye të zgjedhjeve presidenciale, nëpërmjet fuqisë së shtypit. Pas kësaj fshihet një marrëveshje me sponsorin më të madh të gazetave.