Shpresa e vetme pasi e gjithë bota bie në kaos është një udhëheqës i ri e tërheqës që ngrihet në krye të Kombeve të Bashkuara, por a sjell ai shpresë për një të ardhme më të mirë? Apo ka ardhur fundi i botës?
U VENDOS VERSIONI FULLHD! Xhejk Suli jeton me familjen e tij në planetin Pandora. Kur një armik i vjetër kthehet të kërcënojë sërish planetin, Xhejku duhet të punojë me Nejtirin dhe ushtrinë e navi që të shpëtojë shtëpinë e tyre.
Një polic me përvojë dhe partnerja e tij fillestare janë nga ata partnerë që nuk përputhen në këtë aksion-komedi të Hong Kongut në stilin e 'Armës Vdekjeprurëse'.
Dyshja e çuditshme janë përkrah teksa përpiqen të zbardhin vrasjen e një trafikanti heroine.
Një luftëtar misterioz Rus ndihmon një Marshall dhe një Sherif në një përplasje me një bandë të etur për gjak të njohur si Zagarët, të cilët kanë pushtuar qytetin e tyre të vogël në Teksasin Lindor.
Një agjent indian përpiqet të ndalojë fundin e botës,
ndërsa një mercenar i pamëshirshëm, me një hakmarrje të tmerrshme, kryen një sulm apokaliptik kundër vendit.
Agjenti i sapodalë në pension, Neithën Muir sjell ndërmend trajnimin e Tom Bishopit, teksa punon kundër politikave të agjencisë për ta liruar atë nga kinezët që e mbajnë rob.
Kur Hong Kongu tronditet nga një numër i madh krimesh, një ish polic që konsiderohet si i çmendur duhet të nisë punën e tij për të zgjidhur çështjet e 20 viteve më parë.
Pasi Sherifi i pamëshirshëm i Notingamit urdhëron një sulm brutal ndaj familjes së tij, një i ri me emrin Robin betohet për hakmarrje të përgjakshme ndaj njerëzve përgjegjës, duke u zotuar se do t'u kthejë lirinë atyre që janë bllokuar nën sundimin shtypës të mbretërisë.
Në korrik të vitit 1976, katër terroristë rrëmbejnë një avion që udhëton nga Tel-Avivi për Paris dhe e detyrojnë ekuipazhin e fluturimit të shkojnë në Entebe të Ugandës. Atje, udhëtarët hebrenj mbahen peng, si pengje për lirimin e dhjetëra terroristëve të burgosur në Izrael, Gjermani dhe Suedi. Një film që nxjerr edhe një herë në pah konfliktin e gjatë Izrael-Palestinë...
Gjashtë vjet pas rrëmbimit të vajzës së tij, një burrë rekrutohet për të vrarë autorin e një romani fantazie, por bota e romanit duket se kryqëzohet me realitetin.
Kur një artist i respektuar luftarak akuzohet për vrasje, ai shkon përreth në kërkim të përgjigjeve për historinë e tij misterioze të origjinës dhe armiqtë e panjohur që punojnë për ta shkatërruar atë.
Një detektiv në prag të daljes në pension bashkohet me një profesor të Studimeve Afrikane për të gjetur një vrasës serial që po kryen praktikën e lashtë të magjisë së zezë.
Orson Fortune dhe skuadra e tij rekrutojnë një aktor filmi për t'i ndihmuar të zbulojnë shitjen e një paisje të grabitur nga disa miliarderë që do e përdorin për qëllimet e tyre.
Uollker, një vrasës ndërkombëtar, rrezikohet gjatë një misioni.
Eprori i tij e dërgon atë në një "Qendër Ricaktimi" në të cilën Uollkerit do t'i krijohet
një identitet i ri. Gjatë qëndrimit të tij në godinë, një ekip sulmi i pamëshirshëm
sulmon kompleksin duke kërkuar dikë që shefi i tyre ka humbur. Uollkeri njihet me Eldën,
një vrasëse të aftë dhe Xhulietën në mënyrë që të maksimizojë mundësinë për t'i mbijetuar natës.
Doktor Richard Kimble, i akuzuar padrejtësisht për vrasjen e gruas së tij, duhet të gjejë vrasësin e vërtetë
ndërsa bëhet objektiv i një gjuetie mbarëkombëtare të udhëhequr nga një marshall i SHBA-së me përvojë.
Një grup personash futen në kurth nga një epror i lartë i sigurimit të vendit, për të gjetur Fantazmën e vërtetë në një rrjet spiunazhi të viteve '30 në Kore.
Kur një grup gjuetarësh modifikojnë gjenetikisht disa vezë Graboidësh, do t’iu duhet të përballen me disa variante më të mëdhenj e më të tmerrshëm përbindëshash si dhe me Ulëritësit që shumohen me shpejtësi.
Duke qenë në një dhomë survejimi, një agjent federal dëgjon sesi objektivi i tij sulmohet në shtëpi. Duke ndenjur në dhomën e survejimit, agjenti duhet të mbrojë investigimin dhe jetën e objektivit.