(MRETËRIA QIELLORE) është një aventurë epike. Bëhet fjalë për të kaluarën e një luftëtari i cili ka kaluar dekada të gjata në luftë dhe ka pësuar shtypje e humbje të mëdha. Një i huaj në një vend të huaj. Ai është në shërbim të një mbreti i cili pavarësisht nga mosha e re, është i destinuar të presë vdekjen nga dita në ditë pasi vuan nga lebroza. Heroi i filmit bie në dashuri me mbretëreshën por kjo dashuri është e pamundur dhe e ndaluar për shumë arsye. Ndërkohë ai formon ushtrinë e tij dhe afron pas vetes kalorësit e rinj. Ai ka premtuar të mbrojë mbretin dhe popullin e Jeruzalemit nga forcat shpartalluese dhe të njëjtën kohë lufton për të ruajtur brishtësinë e popullit.
Historia e dy të jashtëligjshmëve dhe një gjuetari shpërblimesh në Mançurinë e 1940 dhe rivaliteti midis tyre për të pasur një hartë thesari ndërkohë që ndiqen nga ushtria japoneze dhe banditët kinezë.
Frank dhe Simon janë të dy policë të mirë dhe partnerë. Simon ka probleme qëkur vrau tre persona në një aksident me makinë që po e ngiste i dehur, por kur djali i tij bëhet dëshmitar i një vrasjeje, dhe kërkohet nga vrasësit e pamëshirshëm, ai kthehet të bëj punën e tij më së miri.
Misioni i fundit i Bond në Turqi nuk ka përfundimin e pritur, dhe disa nga agjentët sekretë do të ekspozohen publikisht. Zyrat e MI6 bombardohen dhe i gjithë Shërbimi sekret Britanik do të tronditet, vlerat e M do të vihen në dyshim nga presidenti i ri i saj. Nderkohë Bond kthehet për të ndjekur një nga ish agjentët më të stërvitur të shërbimit sekret qe ka vënë në plan hakmarrjen e tij ndaj M…
Një vazhdimësi e luftës ndërmjet Regjimentit Zbulues dhe Titanëve. Gjatë betejës, Eren Jaeger, një ushtar që lufton Titanët për hakmarrje, po zbulon një sekret të pabesueshëm që do e bëjë konfuz Regjimentin Zbulues. A do e kuptojë Regjimenti se kush është ai ne të vërtetë dhe a do jene në gjendje të ndalojnë Titanët?
Gjatë luftës Gjermania pushton vendet e Evropës Qendrore dhe pilotët Çekosllovak detyrohen të shkojnë në Angli dhe të ndihmojnë forcat aleate. Ndërkohë ata duhet të kalojnë një sërë peripecish.
Kolt një ish ushtarak detyrohet të shpëtojë mbesën e tij kur motra i kërkon ndihmë. Por duke bërë këtë ai duhet të përballet me kartelin Meksikan Balistika që bashkëpunon me sherifin e zonës.
Pas pesë vitesh të pasuar nga një epidemi zombish, burrat e gratë e Divizionit-R luftojnë dhe shkatërrojnë të pavdekshmit. Kur ata shohin shenja të një epidemie të dytë, frikësohen se njerëzimi mund të mos mbijetojë.
Kur një planifikues i sigurive të burgjeve e gjen veten të burgosur në burgun më të fshehtë dhe të sigurt në botë, ai ka për të përdorur aftësitë e tij për të dalë me ndihmë nga brenda.
Çdo shtatë vjet, në një qytet të zakonshëm zhvillohet një turne vrasjesh i cili mundësohet nga disa miliarderë me mendje të sëmura. Një betejë ndërmjet 30 kriminelëve më të mëdhenj në botë. Vetëm një prej tyre do të mbijetojë dhe ai do jetë fituesi i 10 milion dollarëve.
Trafikantët e armëve Hjuk dhe Joung-çun janë si vëllezër dhe asgjë s'mund t'i përçajë. Kur ata arritën të largoheshin nga Korea e Veriut lanë pas vëllanë më të vogël të Hjukut, Çulin dhe nënën e cila vdiq në burg. Tre vjet më vonë Çul arrin të shkojë në Korenë e Jugut dhe futet në forcat e policisë. Hjuk do të vihet përballë Çulit kur Joung-çun i kërkon që të bëjnë edhe një punë të fundit...
Në një qytet të dhunshëm, futuristik, ku policia ka autoritetin për të vepruar si gjyqtar, juri dhe ekzekutues, një polic bashkon forcat me një praktikante për të rrëzua një bandë që merret me prodhimin dhe tregtinë e drogës, SLO-Mo.
Xhon merr përsipër të shoqërojë për tek shtëpia e gjyshërve Luisin të cilit sapo i ka vdekur mamaja. Gjatë udhëtimit Luis do kalojë shumë aventura dhe do zbulojë shumë të vërteta.
Një ish gjuetar shpërblimesh bëhet gjahu si pjesë e një turneu të sapo rihapur Të Dënuarit, në të cilin të dënuarit detyrohen të ndeshen me njeri-tjetrin deri në vdekje si pjesë e një loje e cila i transmetohet publikut.
Në një Britani të pushtuar nga Romakët, një ushtar i ri romak kërkon të nderojë kujtimin e babait të tij duke gjetur emblemën e shqiponjës së legjionit të tij të dikurshëm.
Një bandë e dhunshme rrëmben dhe vret femra të ndryshme përreth Tajlandës. Sanimi dhe shokët e tij, pasi u rrëmbehen njerëzit e dashur, bashkojnë forcat duke stërvitur një vajzë e cila do rrëmbehej nga banda për t’i dhënë fund vuajtjeve të tjera…